Radar
Detaji pikant që ra në sy pas mbledhjes së kryesisë së PD-së
“Sot është një ditë e keqe për PD dhe demokracinë shqiptare”. Me këto fjalë dhe me një ton të rëndë e nisi deklaratën e tij kryetari (i shkarkuar nga Kuvendi i Berishës) i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Ajo që ra në sy në deklaratën e Bashës pas një mbledhje të kryesisë dhe që mbaroi në orët e vona të së shtunës ishte toni i zymtë, kokët e ulura dhe qëndrimi si në një ceremoni mortore i anëtarëve të kryesisë së PD-së.
Ky imazh ka shkaktuar reagime edhe në rrjetet sociale, mes të cilëve ish nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli.