Kioske
Dhëndri kërkon divorcin pak minuta pas dasmës: ‘Nuk pranoi të…’
Një dhëndër i sapomartuar në Arabinë Saudite ka kërkuar divorcing pak minuta pas dasmës, e kjo sepse sipas tij gruaja kishte refuzuar të hiqte telefonin nga dora. Ajo s’i kishte kushtuar vëmendje kur ata kishin shkuar në një dhomë hoteli pas martesës, ndërsa ai e përkëdhelte.
Nusja e re i kishte thënë se duhej t’i kthente përgjigje miqve dhe shoqeve të saj, të cilët e kishin uruar për martesën. ‘Ai i kërkoi që t’ia kthente mesazhet më vonë, por ajo refuzoi dhe u nervozua’, ka treguar një i afërm i dhëndrit, ‘Kur ai e pyeti në ishte ai apo miqtë gjëja më e rëndësishme për të, ajo iu përgjigj që ishin ata’
Por debate u kthye në sherr, dhe vvështja përfundoi në divorc. Edhe pse iu ofrua asistenca për të zgjidhur mosmarrëveshjet që të mos bënin hapa të nxituar, dhëndri këmbënguli se nuk kishte ndërmend të qëndronte më i martuar me gruan e re. Ky rast i shtohet rritjes së divorceve në Arabinë Saudite, që po shënon një pik gjatë viteve të fundit./Fox News/Anabel
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu