Kryesore
Sa kushton pajisja e përgjimit që përgjon edhe celularin e fikur
Nënkryetari i komisionit të Sigurisë, Flamur Noka tha se pajisje e përgjimit përdoret nga Policia e Shtetit dhe mbahet në Akademinë e Rendit.
Në mbledhjen e komisionit, Noka tha se pajisja kushton 800 mijë euro dhe mund të përgjojë edhe kur celulari është fikur.
“Pajisja ekziston e ka hyrë në mënyrë të paligjshme. Duam të dimë si ka funksionuar. Pajisja ka specifikë se përpos se përgjon ka një element tjetër, të përgjon edhe me tel fikur. Përdor tel si mikrofon.”- deklaroi Noka.
Sipas Nokës, ministri e pranoi që pajisja ekziston, dhe kjo çështje përbën një skandal kombëtar.
“Dje mbledhja u la përgjysmë se të majtët u larguan. Gjykuam që çështja është madhore e përbën skandal kombëtar. Kemi fakte se presidenti pranoi ekzistencën e pajisjes. Patëm mundësi të shohim ministrin e Brendshëm që e pranoi se pajisja ekziston, por dha disa versione.”- deklaroi Noka.
Debatet në komision
Xhemali-Nokës: Po ti kur ke qenë ministër ke pasur pajisje të tillë?
Luan Rama: Ka mospërputhje mes asaj që thotë ministri dhe presidenti
Eshtë e drejta ime të prezumoj të pavërtetën në këtë çështje.
Noka: Tahiri është i vetmi Ministër i Brendshëm që lëviz me makinë të blinduar.
Luan Rama: Interforca është shumë korrekte në zbatimin e ligjit. Ta trajtojmë çështjen pa emocione politike.
Lutaj: Nëse presidenti ka informacion zyrtar, institucioni përkatës të pranoje se ka pasur korrespondencë. Zhurma nuk i intereson çështjes.
Noka: Ne nuk bëjmë zhurmë, por po përpiqemi të heqim mjegullën e kësaj bombe që ka shpërthyer.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu