Lidhu me ne

Mix

DIETA 15 DITORE / Pastron trupin dhe rigjeneron organizmin para festave

Edhe pse është fillimi i muajit, me siguri shumica prej lexuesve tanë po planifikojnë që tani tryezën festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, që siç ‘e kërko’ tradita duhet të jetë e mbushur plot e përplot.

Po sikur në vend që të mendoni për bakllavanë dhe gjelin e detit, t’i bëni vetes një të mirë duke pastruar organizmin nga toksinat, metalet e rënda dhe lëngjet e tepërta që keni mbledhur gjatë gjithë vitit? Mjafton të keni vullnet të hekurt dhe të ndiqni me përpikmëri për 15 ditë regjimin e mëposhtëm, i cili përmirëson sistemin tretës, parandalon alergjinë, rënien e flokëve etj.

ZGJIMI: Niseni ditën me një gotë ujë të vakët, ku keni shtuar paraprakisht një lugë gjelle uthull molle dhe një majë luge sodë buke. Përziejeni mirë derisa soda e bukës të tretet, dhe më pas pijeni. Pasi të kenë kaluar 45 minuta mund të hani mëngjes.

MËNGJESI: Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme të ditës, pasi është i pari që ushqen organizmin me energji të reja pas filtrimit të toksinave gjatë gjumit. Për fat të keq, është edhe vakti më i nënvlerësuar pasi të shumtë janë ata që nuk e konsumojnë. Gjatë ditës 15-ditore, mëngjesi do të përfshijë vetëm lëngje detox, si për shembull lëng i freskët me mollë jeshile, kastravec, gjethe spinaqi ose selinoje, kanellë dhe xhinxher. Mund të pini sa gota të doni.

DREKA: Gjatë drekës këshillohet të keni sa më shumë kujdes, përsa i përket përdorimit të kripës dhe vajit të ullirit. Nuk duhet të mungojë kurrsesi sallata me gjethet jeshile, si sallata jeshile, spinaqi, selinoja, rukola, sallata valeriana, qepët e njoma, brokoli etj. Pas sallatës, mund të hani një supë kremoze me perime, mish pule të zier ose gatuar në avull, fileto gjel deti ose peshk.

ZEMRA: Nga dreka deri në darkë, mund t’i lejoni vetes një vakt të ndërmjetëm ku lejohet konsumimi i ftutave të thata si bajamet, lajthitë apo stikat. Nuk mund të hani më shumë se 10 kokrra në total. Nëse ju ka tepruar pak nga lëngu i mëngjesit, mund ta pini.

DARKA: Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që darka është vakti i ‘mëkati’, pasi e lëshojmë veten dhe hamë gjithmonë e më shumë. Gjatë darkës këshillohet të hani 2 mollë jeshile, një gotë me kos me 0% yndyrë, ose perime të gatuara në zgarë, shoqëruar me pak djathë pa yndyrë ose gjizë.

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar5 orë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Radar5 orë më herët

“New York Times”: Kompleksi luksoz 1.4 miliardë dollarë, që dhëndri i Donald Trump do ndërtojë në Shqipëri

Vendimi i qeverisë shqiptare për të shpallur investitor strategjik kompaninë e Jared Kushnere, dhëndrit të Donald Trump për të ndërtuar...

Mix7 orë më herët

Për aneminë/ Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në...

Mix7 orë më herët

6 ushqime që shkaktojnë celulitin

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike. Duhet të dini se celuliti...

Mix7 orë më herët

“M’u duk sikur humba diçka nga vetja”, simptomat e paramenopauzës që çdo grua duhet t’i dijë

NGA: DAVINA McCALL Menopauza është më shumë se një libër, është një lëvizje. Një kryengritje. Nuk e di për ju,...

Kritike9 orë më herët

Ora e një vendi ka ngecur në psikikën e një njeriu (realizuar nga z. Agim Sulaj)

Është një karikaturë e Shqipërisë padyshim, e postuar në profilin në Facebook të piktorit Agim Sulaj. Po e sjellim vetëm për gjetjen...

Aktualitet9 orë më herët

PD zbulon 15 pikat e programit ekonomik, Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Sali Berisha Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e...

Mix9 orë më herët

Sofia Vergara në një romancë dashurie me Lewis Hamilton?

Aktorja e “Modern Family”, Sofia Vergara u fotografua në atë që dukej të ishte një takim dreke me pilotin e...

Kryesore9 orë më herët

Flamur Noka: Ilir Metën do ta fusim në listat e sigurta për 11 majin

Para betejës elektorale me kundërshtarin politik, demokratët i pret një garë e brendshme për te përzgjedhur kandidatët për deputet. Por,...

Facebook