Mix
Kim Kardashian vlerësohet si ikonë e modës, falenderon ish-bashkëshortin
Kim u njoh për ndikimin e saj masiv në “People’s Choice Aëards 2021”, ku ajo u nderua me çmimin “The Fashion Icon”.
Me një jumpsuit të zi të ngushtë, doreza dhe syze dielli, Kardashian eci në një pistë të gjatë për të pranuar nderin nga fituesja e vitit të kaluar, Tracee Ellis Ross.
“Për Kanye,” tha ajo, “që më prezantoi me të vërtetë në botën e modës. Unë rashë në dashuri me stilin e tij dhe jam shumë e frymëzuar nga njerëzit. Jam shumë mirënjohëse.”