Mix
Covid-19/ Dr. Fuaci thotë që Omicron nuk është aq i rëndë sa Delta
Në një deklaratë për mediat këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, u shpreh se ishte pothuajse i sigurtë që varianti i ri i Covid, Omicron, nuk është më i rëndë se Delta.
Deklarata e ekspertit shëndetësor vjen ndërkohë që pas shfaqjes së variantit Omicon në Afrikën e Jugut në të gjithë botën po lëshohen kufizime të reja veçanërisht në lidhje me udhëtimet ndërkombëtare.
Këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden, Dr.Anthony Fauci, tha më parë për “State of the Union” të CNN se shkencëtarët kanë nevojë për më shumë informacion përpara se të nxjerrin përfundime në lidhje me ashpërsinë e omicron.
“Deri më tani, nuk duket se ka një shkallë të madhe ashpërsie për të, por ne duhet të jemi vërtet të kujdesshëm përpara se të bëjmë ndonjë përcaktim se është më pak e rëndë ose nuk shkakton vërtet ndonjë sëmundje të rëndë, të krahasueshme me delta.” tha Fauci.
Në deklaratën e fundit Fauci tha se administrata e Biden po shqyrton heqjen e kufizimeve të udhëtimit për jo-qytetarët amerikanë që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga disa vende afrikane.
Deri të dielën Omicron ishte zbuluar në rreth një të tretën e shteteve të SHBA-së, duke përfshirë verilindjen, jugun, rrafshinat e mëdha dhe bregun perëndimor.