Lidhu me ne

Radar

Të gjitha të pathënat: Dëmet që i shkakton koronavirusi trupit

Të gjitha të pathënat: Dëmet që i shkakton koronavirusi trupit

Pandemia solli ndryshime edhe për ata që nuk u infektuan, duke shkaktuar ndryshime të mëdha në trupin tonë, nga rënia e flokëve, tek një sërë ndryshimesh në peshë, por edhe probleme më të rënda shëndetësore.

Çfarë “shenjash” të tjera i la trupit tonë epoka e koronavirusit?

Sytë tanë janë lodhur nga koha që kemi kaluar përpara ekranit. Shpesh njerëzit janë ankuar për kruajtje të shpeshta, e cila i atribuohet, ndër të tjera, edhe “dritës blu” që emetohet nga ekranet digjitale. Një studim kinez zbuloi një rritje të miopisë në fëmijëri për shkak të përdorimit të ekranit gjatë bllokimeve. Ky studim është një paralajmërim për të gjithë botën, raporton abcnews.al

Sigurisht, nuk ka asnjë provë që vetë ekranet dëmtojnë sytë. Miopia shkaktohet nga fokusimi i vazhdueshëm në një pikë (fëmijët thjesht priren ta bëjnë këtë më shumë me ekrane sesa me libra). Dhe nuk është vezullimi i ekranit që dëmton sytë. Është tendenca jonë e natyrshme t’i hapim dhe mbyllim sytë pesë herë më pak.

Dhëmbët

Shumë anuluan ekzaminimet rutinë të dentisti gjatë koronavirusit. Sipas Shoqatës Dentare Britanike (BDA), masat e sigurisë kanë rezultuar në pezullimin e më shumë se 35 milionë takimeve në Britani që nga shpërthimi i koronavirusit. Prishja e dhëmbëve është bërë shkaku më i zakonshëm i shtrimit në spital tek fëmijët. Mick Armstrong, kryetar i komitetit të shëndetit dhe shkencës të BDA, tha se tashmë kishte një krizë në kujdesin dentar dhe pandemia ka zgjeruar pabarazitë ekzistuese.

Kur Shoqata Dentare Amerikane pyeti anëtarët e saj në shkurt, zbuloi se 71% e afro 2,300 dentistëve në të gjithë vendin raportuan një rritje të bruksizmit – kërcitje dhe shtrëngim dhëmbësh  te pacientët e tyre gjatë pandemisë. Zakonisht shkaktohet nga stresi dhe mund të çojë në probleme të mëtejshme, si dhimbje koke dhe fraktura të dhëmbëve.

Flokët

Kur Instituti i Parukierëve në Mbretërinë e Bashkuar (IoT) – një shoqatë profesionale për kujdesin e flokëve, pyeti anëtarët e saj këtë verë, 79% tha se kishin konstatuar”rënie të flokëve pas Covid-19″. Ekspertët ia atribuojnë fenomenin temperaturës dhe humbjes së oreksit, simptoma të zakonshme tek pacientët me koronavirus. Stresi psikologjik gjithashtu mund të çojë në rënie të flokëve, pasi stresi i infeksionit viral dhe tranzicionet psikologjike të shkaktuara nga bllokimet rriten gjithashtu, raporton abcnews.al

Rënia e flokëve ndodh kryesisht te femrat pasi femrat kanë flokë më të gjatë. “Rënia e flokëve e shkaktuar nga një pandemi është një çrregullim i ciklit normal të rritjes dhe rënies së flokëve”, thonë ekspertët.

Lajmi i mirë është se kur humbja e flokëve ndodh për shkak të stresit fizik ose emocional, ne përsëri mund ti kemi flokët e shëndetshëm.

Mëlçia

Shtrimet në spital për shkak të alkoolit shënuan rënie  në vitet para pandemisë, sipas Philip Smith, një konsulent gastroenterolog në Spitalin Royal Liverpool dhe drejtor i shoqatës bamirëse Guts UK.  Por pas shpërthimit të pandemisë, rastet janë rritur. Pacientët vuanin nga hepatit alkoolik dhe verdhëza, kishin gjithashtu humbje peshe ose simptoma të tjera si dridhje, djersitje dhe hiperstimulim.

Një e treta e të anketuarve në organizatën bamirëse Alcohol Change UK në vitin 2020 thanë se e kishin ndaluar ose reduktuar pijen gjatë pandemisë. Megjithatë, 1 në 5 – rreth 8.6 milionë të rritur filluan të pinin më shumë.

Stomaku

Philip Smith vuri në dukje se gjatë pandemisë është shënuar një rritje e pacientëve që vuajnë  nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS). “Ne kemi parë një rritje të çrregullimeve që mund të lidhen me stresin dhe ankthin, siç është IBS”, tha ai.

Zemra

Kardiologët  kanë vënë re një rritje të sëmundjeve kronike të zemrës gjatë pandemisë, sipas Sonya Babu-Narayan, zëvendësdrejtoreshë  në Fondacionin Britanik të Zemrës. Kjo është për shkak se shumë prej tyre kanë ndryshuar dietën e tyre dhe rutinën e stërvitjes, ndërsa aksesi në kujdesin mjekësor është bërë më i vështirë.

“Çdo vonesë krijon një fenomen,  orteku i cili në fund të fundit rrezikon jetën. “Takimet e anuluara, të humbura dhe listat në rritje të pritjes ndoshta kanë kontribuar në mijëra viktima për shkak të atakut në zemër dhe goditjes në tru gjatë pandemisë.”

Lëkura

Emma Craythorne, dermatologe në Spitalin Guy’s dhe St Thomas’ në Londër, tha se  sëmundjet inflamatore të lëkurës si rosacea, ekzema dhe psoriasis janë përkeqësuar gjatë kësaj periudhe sepse stresi shkakton shpërthime. Larja e shpeshtë e duarve mund të ndikojë edhe në lëkurën e njerëzve.

“Pasi lani duart duhet të përdorni menjëherë një hidratues, sepse duart tuaja janë tharë. Mund të përdorni një hidratues shtesë si glicerina. Pasi kjo mund të shkaktojë çarje në lëkurë. Dhe më pas bakteret patogjene mund të hyjnë dhe të shkaktojnë inflamacion.”

Numri i personave që vuanin nga “maskne” gjithashtu shënoi rritje gjatë pandemisë dhe i referohet problemeve të lëkurës për shkak të përdorimit të maskës -por Craythorne nuk e konsideron atë një problem madhor. Disa njerëz mund të zhvillojnë dermanit, tha ai, “një gjendje ku sipërfaqja mbrojtëse e lëkurës nuk funksionon gjithashtu duke shkaktuar  kruajtje  dhe njerëzit shpesh e ngatërrojnë me aknet.

Këmbët

Sipas ekspertëve, është vënë re një rritje e personave që vuajnë nga problemet e këmbëve, si ngërçe të tendinave dhe dhimbje të thembrave, siç është fasciiti i shputës”. Një arsye mund të jetë për shkak të kohës që kemi punuar nga shtëpia.

Gjithashtu, mjekët kanë konstatuar probleme në  kyçin e këmbës dhe në pjesën e pasme të kyçit të këmbës. Arsyet janë për shkak të “ndryshimeve në llojin e aktivitetit apo aktiviteteve të reja, si vrapimi”.

Të ushqyerit dhe ushtrimet

Tim Spector i King’s College tha se në  hulumtimin i tij mbi dietën dhe stërvitjen ka konstatuar shumë pak ndryshime në peshën e përgjithshme dhe ushtrimet, të paktën në Britani. Por sipas tij “shumë njerëz kanë ndryshuar sjellje. “Ose u bënë më të shëndetshëm ose ishin shumë më pak të shëndetshëm, por mesatarisht ishin disi të ekuilibruar.” Këto të dhëna u publikuan këtë vit në revistën Nature Food.

Ndërsa hulumtimi zbuloi se shtimi në peshë ishte mesatarisht vetëm 0.8 paund, një studim i NHS këtë vit zbuloi se njerëzit që kërkonin ndihmë për humbje peshe ishin mesatarisht 2.3 më shumë se në tre vitet e mëparshme.

Për sa i përket dietës, 1/3 e qytetarëve filluan të ushqeheshin  shëndetshëm, 1/3 bëri të kundërtën dhe pjesa tjetër nuk raportuan ndryshime.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar18 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix18 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix18 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix18 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix18 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix18 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar19 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix19 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix19 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook