Lidhu me ne

Mix

Koriandra, ‘mbretëresha’ e bimëve medicinale

Koriandra është një ‘minierë’ vitaminash përfshirë këtu vitaminën A, B dhe K, mineralesh si kalium dhe fibrash dietike.

Me të gjitha këto lëndë ushqyese dhe pothuajse asnjë vlerë kalorike, koriandra është një shtojcë e përsosur për vaktet kryesore. Përfitimet e kësaj bime variojnë nga çhelmimi i trupit nga toksinat e metalet e rënda, tek shëndeti i aparatit tretës e kujdesi për lëkurën. Më poshtë lexoni të gjitha arsyet përse duhet ta përfshini këtë erëz të freskët në regjimin tuaj ushqimor.

1. Koriandra qetëson irritimet e lëkurës

Kjo bimë është një ‘ilaç” i shkëlqyer për acarimet e zakonshme të lëkurës. Mund të përdoret në mënyrë topike nga jashtë, ose mund të konsumohet. Për shkak të vetive natyrale antihistamine, ajo qetëson në mënyrë natyrale sistemin imunitar. Përzierni koriandër të shtypur me vajin e arrës së kokosit dhe apikojeni në zonën ku keni probleme me lëkurën.

2. Koriandra ju mbron nga inflamacioni neurologjik

Inflamacioni neurologjik rrit rrezikun për sëmundje si Alzheimeri, Parkinsoni, skleroza e shumëfishtë, meningjiti dhe tumorët e trurit. Një studim i publikuar në Molecular Neurobiology zbuloi se shafran i Indisë, piper i kuq, piper i zi, rrënjët e jamballit, karafil, xhenxhefil, hudhra, koriandra dhe kanella përmbajnë enzima që zvogëlojnë inflamacionin në tru.

3. Mbrojtje kundër kancerit të zorrës së trashë

Sipas Journal of Ethnopharmacology, koriandra redukton sasinë e kolesterolit që gjendet në zorrë të trashë, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.

4. Koriandra si kurë kundër problemeve të traktit tretës

Kjo bimë medicinale është e përkryer për zgjidhjen e problemeve të vogla të aparatit tretës dhe është përdorur për mijëra vjet. Është ë e përkryer për qetësimin e fryrjes së barkut, parandalimin e gazrave dhe lehtësimin e të vjellave Kjo bimë përmban enzima të fuqishme që ndihmojnë sistemin tretës të shpërbëjë ushqimin, ndaj përfshirja e saj në dietë, ndihmon procesin e tretjes, por jo vetëm.

5. Kundër sëmundjeve kardiovaskulare

Sasia e lartë e kaliumit që gjendet në këtë bimë na mbron nga presioni i lartë i gjakut. Kjo për shkak se kaliumi vepron si balancues për nivelin e natriumit (një mineral i lidhur me presionin e lartë të gjakut.) Kjo gjendej rrit rrezikun për shumë probleme të tjera kardiovaskulare. Një studim në Journal of Food Science zbuloi se koriandra gjithashtu pastron arteriet duke ulur nivelet e kolesterolit të keq.

6. Trajtimi i infeksioneve të traktit urinar

Koriandra është një bime alkaline, perfekte për balancimin e pH të trupit. Komponimet antibakteriale gjithashtu veprojnë për të shpejtuar shërimin dhe për të ulur rrezikun e formimit të një infeksioni tjetër. Kështu, farat e koriandrës dhe bima janë perfekte për trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.Ajo që duhet të bëni është të zhysni farat në një gotë me ujë gjatë natës dhe lëngun ta pini në mëngjes.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook