Lidhu me ne

Mix

Pika të zeza në fytyrë? Jo më një problem

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë.

Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato.

Nga kurat me limon e sheqer, tek ato me aloe vera, ekzistojnë disa metoda natyrale dhe të thjeshta për t’u aplikuar në shtëpi dhe që u shpallin ‘luftë’ pikave të zeza.

Pikat e zeza, si t’i eliminoni me lehtësi

Vaji i kokosit është një produkt natyral që është konsideruar i shkëlqyer në luftën kundra papastërtive të fytyrës. Shtoni ¼ filxhani vaj kokosi në një tas dhe vendoseni për 10-15 sekonda në mikrovalë. Më pas bashkojeni me 10 pika limon, 10 pika vaj livande dhe 10 pika vaj nga pema e çajit. Përziejin derisa të përftoni një përbërje homogjene. Aplikojeni me një copë pambuku në mëngjes dhe në mbrëmje pasi të keni larë fytyrën.

Vaji i kokosit, pasi ta keni shkrirë në mikrovalë, mund të përdoret edhe me llumin e kafes për të përgatitur një krem për pikat e zeza. Masazhoni fytyrën me këtë përzierje.

Limoni është një tjetër përbërës i shkëlqyer për të eliminuar pikat e zeza. Prisni një limon në feta dhe më pas lyejini mjaltë. Pastaj shtoni pak sheqer kane mbi to dhe aplikojini butësisht në fytyrë. Bëjeni këtë proces njëherë në javë.

Pikat e zeza, eliminimi me metoda natyrale

Një tjetër medikament i vlefshëm është vazelina. Aplikojeni në zonën me pika të zeza, më pas vendosni qëese plastike sipër saj. Merrni një peshqir të nxehtë dhe vendoseni sipër qeses. Lëreni të pushojë derisa të ftohet në temperaturën e ambientit.

Sheqeri mund të përdoret edhe në tipe të tjera trajtimesh: bashkoni ¼ filxhani sheqer të bardhë me ¼ filxhani sheqer kane në një tas dhe përziejini. Shtoni ¼ filxhan vaj ulliri dhe përziejini. Shtoni më pas një lugë mjaltë dhe gjysmë luge kafeje ekstrakt vaniljeje. Aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar butësisht.

Së fundi, mund të përdorni tërshërën: bashkoni ¼ filxhani tërshëre me 2 lugë kafeje kos, 2 lugë kafeje mjaltë dhe dy lugë kafeje vaj ulliri në një robot kuzhine e përziejini derisa të njëtrajtësohen mirë.

Ky krem special duhet aplikuar në sasi të vogla në zonat e lëkurës me pika të zeza.

MË TEPËR

Sport10 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix10 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix10 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix10 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix11 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix11 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix11 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix11 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix11 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix11 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook