Lidhu me ne

Mix

A e dini pse zbardhen flokët?

Pse po na zbardhen flokët? Jo, nuk është gjithmonë vetëm çështje moshe…

A e dini pse zbardhen flokët?

Për disa janë një shqetësim i vërtetë, për të tjerët një shenjë e thjeshtë e ndryshimit të moshës: flokët e bardhë janë në fakt veçantia më e natyrshme e qenies njerëzore, sepse me kalimin e viteve nuk ka asnjë fije floku në botë të aftë për të mbajtur ngjyrën e saj të pandryshuar (sigurisht pa përdorur ngjyra).

E konsideruar prej kohësh si një shenjë e sharmit tek meshkujt dhe, përkundrazi, e stigmatizuar tek femrat, sot më në fund edhe homologia femër po heq qafe këtë klishe të urryer, duke i kthyer në modë flokët gri apo nuancat e saj. Madje, divat dhe të famshmet kanë filuar të duken më shumë të shqetësuara për fshehjen në ngjyra perfekte të flokëve. Me pak fjalë, e kemi braktisur idenë e pakëndshme se një grua me flokë të bardha duhet të jetë domosdoshmërisht “gjyshe”.

Megjithatë, flokët e bardhë nuk shfaqen vetëm pas “moshës së caktuar”. Shumë njerëz në fakt e paraqesin këtë fenomen në moshë të hershme, shpesh edhe kur janë shumë të rinj. Pse?

Arsyeja e parë është, sigurisht, gjenetika: në fakt, gjenet tona “vendosin” kur vijnë flokët e bardhë, bazuar në faktorë trashëgues, kështu që është më e lehtë për ne të ndjekim gjurmët e mamasë ose babit. Por ka edhe arsye të tjera pse flokët mund të zbardhen.

Për shembull, në trupin tuaj mund të ketë një problem të tiroides, veçanërisht çekuilibër që mund të çojnë në depigmentim të flokëve, veçanërisht nëse flasim për një tiroide të ngadaltë (hipotiroidizëm). Edhe stresi, që ndikon në funksionimin e gjëndrave endokrine, mund të përshpejtojë depigmentimin, si dhe furnizimin me energji: në veçanti, nëse keni mungesë të vitaminës B12 (kobalaminë), e cila është e dobishme në dietën tuaj. Ushqimet që janë të pasura me këtë vitaminë janë: mishi i kuq, djathërat e vjetëruar, vezët, duke u kujdesur të mos e teproni me konsumimin e tyre.

Së fundmi, duhani është përgjegjës për shumë gjëra, duke përfshirë një proces të plakjes së parakohshme, aq sa te duhanpirësit nën 40 vjeç, sipas studimeve 4% e tyre, kanë zbardhje të parakohshme të flokëve.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook