Lidhu me ne

Mix

10 ushqimet më të shëndetshme

Për ata që janë të përkushtuar pas shëndetit të mirë, fjala ‘antioksidant’ është shumë familjare. Është një fjalë magjike për botën e shëndetit.

Çfarë janë antioksidantët dhe pse shërbejnë?

Antioksidantët kundërveprojnë ndaj proceseve oksiduese të radikaleve të lira të cilat për fat të keq, janë të pashmangshme. Radikalet e lira shkaktohen nga ndotja, pesticidet, plastika, madje dhe vetë trupi ynë. Nëse kanë rrugë të lirë në trup, ato përhapen dhe shkaktojnë sëmundje si artriti, problemet me shikimin, probleme me zemrën, Alzhaimer, Parkinson dhe të gjitha llojet e kancerit. Përveçse parandalojnë sëmundjet, antioksidantët ju ndihmojnë të ndiheni të rinj dhe energjik.

Trupi krijon dhe antioksidantët e tij për të mbajtur nën kontroll radikalet e lira, por duke qenë se përballemi me një numër të lartë toksinash në ambient, trupi ynë ka nevojë për ndihmë shtesë në mënyrë që të mbajë larg kërcënime të tilla për mirëqenien dhe trupin tonë.

Por ku t’i gjejmë këto substanca kaq të rëndësishme? Sigurisht që ka shumë suplemente antioksidantësh, por e mira është ta edukojmë veten me një regjim të shëndetshëm të ushqyerjes bazë e së cilës janë produktet natyrale. Të gjitha frutat, perimet, drithërat dhe llojet e tjera të ushqimeve kanë vlerat e tyre nutriconale, por disa i kanë më të përqëndruara.

  • Më poshtë do të lexoni për top 10 ushqimet me nivelet më të larta të antioksidantëve sipas ‘U.S Department of Agriculture

1. Fasulet e vogla të kuqe të thata (meksikane)– janë në majë të listës së ushqimeve më të pasura me antioksidantë. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe janë të varfra në kalori. Gjithashtu ato të japin ndjesinë e ngopjes dhe janë një burim i mirë proteinash për ata që s’hanë mishin.

2. Boronicat e egra– kanë një përqëndrim të lartë të pigmentit që u jep atyre ngjyrën blu të thellë dhe që quhet ‘anthocyanin’, një antioksidant vërtet i fuqishëm. Ky antioksidant së bashku me flavonoidet e gjendura tek boronicat balancojnë prezencën e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë dëmtim qelizor. Ato luftojnë inflamacionin.

3. Fasulet e kuqe të thata– përsëri fasulet! Janë një zgjedhje e përkryer, pasi përmbajnë fibra dhe folate, të njohura gjithashtu si vitamina B9 dhe të dyja së bashku sigurojnë një shëndet të mirë kardiovaskular. Fibrat ndihmojnë në pastrimin e traktit tretës nga papastërtitë dhe kolesteroli. Përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulnës dhe largojnë simptomat që lidhen me shqetësimet kronike për shkak të moshës.

4. Fasulet me lara– ashtu si dhe llojet e tjera të fasuleve, ato janë një burim i mirë fibrash, të cilat përmirësojnë tretjen dhe shëndetin kardiovaskular. Janë gjithashtu një burim i mirë i ‘molybdenum’ i cili parandalon zhvillimin e ‘nitrosamines’, shkaktare të kancerit. Fasulet me lara janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave, folateve, vitaminave B1 dhe B6.

5. Boronicat e kultivuara– ashtu si boronicat e egra, edhe boronciat e kultivuara kanë shumë vlera ushqyese. Edhe pse kanë më pak pigment blu, ato renditen të 5-at në këtë listë.

6. Boronicat e kuqe– të pasura me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm dhe vitaminë E, një antioksidant i shpërëshëm në yndyra, këto cilësi i bëjnë boronicat e kuqe të renditen në top-listën e ushqimeve të pasura me antioksidantë. Marinarët i merrnin ato me vete për të shmangur shqetësimet dhe për të qenë të shëndetshëm në udhëtimet e largëta. Boronicat e kuqe përmbajnë gjithashtu proanthocyanidinis të cilat parandalojnë infeskionet e traktit urinar dhe promovojnë shëndetin oral duke parandaluar shkatërrimin e smaltit nga bakteret.

7. Angjinaret– sipas një studimi nga United States Department of Agriculture, angjinaret përmbajnë më shumë antioksidantë nga të gjitha perimet e tjera. Ato përmbajnë ‘rutin’, i njohur për vetitë anti-inflamatore dhe të qarkullimit të gjakut; si dhe ‘silymarin’ që përmovon shëndetin e mëlçisë.

8. Manaferrat– ashtu si boronicat, edhe manaferrat përmbajnë anthocyaninis, pigment që u jep atyre ngjyrën e errët. Një tjetër antioksidant prezent tek manaferrat është ‘ellagic acid’, i njohur për vetitë e tij antikancerogjene dhe mbrojtëse ndaj rrezeve UV. Përmbajnë gjithashtu vitaminë C dhe acide fenolike.

9. Kumbullat– përveçse ju ndihmojnë shumë me tretjen, kumbullat ju mbrojnë nga sëmundje si kanceri. Kjo për shkak të fitonutrientëve si acidi nechlorgenic dhe acidi chlorgoenic. Kumbullat gjithashtu parandalojnë humbjen e kockave për shkak të përbrjeve fenoike dhe flavonoike. Të pasura me beta karoten dhe kalium, ju i keni siguruar vetes një qarkullim të mirë të gjakut dhe reduktoni humbjen kockore.

10. Mjedrat– ashtu si pjesa më e madhe ushqimeve të pasura me antioksidantë në këtë listë, mjedrat përmbajnë vitaminë C e cila mbron sistemin imunitar. Ashtu si frutat e tjera të pyllit, mjedrat përmbajnë gjithashtu anthocyaninis dhe fenole të cilat neturalizojnë radikalet e lira dhe parandalojnë plakjen e parakoshme. Janë një agjent anti-kancerogjen pasi shkatërrojnë qelizat që shkaktojnë kancer.

MË TEPËR

Radar39 minuta më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar44 minuta më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet3 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar4 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix4 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix4 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore5 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Facebook