Lidhu me ne

Mix

Sa të saktë janë testet e shpejta të Coronës?

Sa të saktë janë testet e shpejta të Coronës?

Në luftën globale kundër virusit Corona testet e shpejta të antigjenit luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm për të pavaksinuarit, por në të ardhmen gjithnjë e më shumë edhe për të vaksinaurit. Testimi bëhet në punë, në jetën publike dhe në atë private. Nëse vlen rregulli 2G plus, atëherë të vaksinuarit e të shëruarit duhet të tregojnë edhe një test të shpejtë shtesë negativ. Shumë vetë u besojnë testeve të shpejtë që janë në përdorim nga viti 2021 dhe që ndihmojnë zbulimin e shpejtë të virusit. Shumë vetë testohen vetë, përpara se të vizitojnë të afërmit e moshuar, apo nëse marrin pjesë në festime private.

Por kjo ndjesi e sigurisë mund të dalë e gënjeshtërt. Studiues të Institutit Paul Ehrlich, atij Robert Koch dhe Berliner Charite morën nën lupë një numër të madh testesh antigjen që janë në përdorim. 20% të testeve nuk e kaluan kontrollin, sepse edhe kur personi kishte në vete një sasi të madhe virusi ata nuk e zbuluan.

Sa të saktë janë testet e shpejta të Coronës?

75 e rasteve duhet të identifikohen

Sipas studimit të publikuar paraprakisht si “preprint”, publikim para ekspertizës kualifikuese, 26 nga 122 teste të shpejta që u morën në shqyrtim nuk e plotësonin kërkesën minimale: identifikimin në 75% të rasteve të virusit. Testet duhet të zbulojnë 75% të rasteve, nëse prova e marrë ka sasi virusi. Se sa duhet të jetë sasia e virusit përcaktohet nga vlera e quajtur Ct. Kjo vlerë të orienton, se sa shpesh një provë duhet të shumohet në laborator deri sa të provohet gjeni i SARS-CoV-2. Sa më e ulët kjo vlerë, aq më e madhe sasia e virusit. Nëse kjo vlerë qëndron në 25 atëherë sasia e virusit është shumë e lartë: Do të thotë ky person mund është shumë infektues. Nëse kjo vlerë qëndron nga 30-36 atëherë sasia e virusit është mesatare. Pozitive është, se tek një sasi e madhe e virusit rreth 80% e testeve ishin të saktë. Dhe 60% e tyre zbuluan madje të gjitha provat me infektim të lartë. Por megjithatë çdo i pesti test nuk identifikoi virusin.

Pse janë testet PCR më të besueshëm?

Si tek testi antigjen edhe ai PCR merren të njëjtat prova, sekrecione të rrugëve të frymëmarrjes si nga hunda apo grykët. Tek testet e shpejta në këto prova kërkohet për antigjene, pra për proteina të caktuara në mbulojën e virusit. Por nëse prova ka pak viruse, për shembull, kur personi është në fillim apo në fund të një infektimi, ose sepse para marrjes së provës ka pirë shumë, atëherë testet e shpejta nuk janë më aq të saktë. Nëse testi është pozitiv, duhet bërë menjëherë një test PCR. Sepse tek ky test me ndihmën e një reaksioni zinxhir të polymerasës, PCR, kërkohet në laborator për ADN e virusit SARS-CoV-2 dhe këtu mjaftojnë edhe sasi të pakta të virusit për të dhënë një rezultat pozitiv të testit.

Sa të saktë janë testet e shpejta të Coronës?

Kush e verifikon saktësinë e testeve të shpejtë?

Përgjigja mund t’iu habisë: Ende prodhuesit lejohen të nxjerrin në treg teste të shpejta të antigjenit pa verifikim nga jashtë të cilësisë dhe mund të certifikojnë veten mbi bazën e deklaratës së konformitetit (CE) që tregon se produkti i përgjigjet kërkesave të BE. Instituti Paul Ehlrich në lidhje me këtë thotë: Sipas rregulloreve aktuale të BE për diagnostikimin in-vitro (IVD) e që rregullon aktualisht lejen e futjes në treg të IVD-ve në Europë, prodhuesit mund të certifikojnë vetë testet COVID-19 si “IVD të rrezikut të ulët” dhe të heqin dorë nga një instancë e pavarur kontrolli, para se t’i nxjerrin ato në treg.

Prodhuesit pra i japin dëftesë vetes se testet e tyre i zbulojnë në mënyrë të besueshme antigjenet. Një situatë e palejueshme, por që do të ndryshojë vetëm në maj 2022, shkruan instituti gjerman. “Atëherë në bazë të rregullores IVD për certifikimin e tyre duhet të merren në konsideratë një laborator reference i BE dhe një institucion tjetër, sepse testet duhet t’i përkasin shkallës më të lartë të rrezikut. Në të ardhmen kjo kërkon një verifikim në laborator dhe kontroll të pavarur të të dhënave./DW

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook