Mix
Ushtroni në shtëpi
Mos u arsyetoni se ushtrimoret janë te shtrenjta dhe për këtë nuk mund të ushtroni, zgjedhja është e lehtë – ushtroni në shtëpi.
Edhe pse nuk keni pajisjet përkatëse mund të gjendeni shumë mirë edhe me mjetet që i keni në shtëpi.
Për të çuar pesha ju mjaftojnë shishet e mbushura me ujë, në tokë mund të shtroni ndonjë batanije të vjetër, kurse si steper mund të përdorni ndonjë karrige të vogël nga plastika apo nga druri.
Mirë është te ushtroni në shtëpi pasi që nuk shpenzoni para, menjëherë pas ushtrimit mund të pastroheni dhe nuk humbni kohë. Mirëpo ka edhe disa te meta siç është fakti se pas ushtrimit duhet vet ta pastroni hapësirën ku keni ushtruar.