Mix
10 super ushqimet që ju ndihmojnë të dobësoheni !
Më poshtë mund të lexoni për super ushqimet që ju ndihmojnë të dobësoheni dhe mënyrën si t’i fusni në dietën tuaj!
1.Fasulja e zezë
Një shujtë me fasule të zezë përmban 15 gramë proteina dhe nuk përmban yndyrëra të saturuara që gjenden në burimet e tjera të proteinave siç është mishi i kuq.
2.Tërshëra
Tërshëra është e pasur me fibra, kështu që një shujtë do ju ndihmojë të ndiheni të mbushur gjatë ditës, Gjysmë filgjani përmban 4.6 gramë të niseshetes, karbohidrat që e forcon metabolizmin dhe djeg yndyrërat.
3.Avokado
Nuk keni nevojë të frikësoheni për të ngrënë yndyrëra, përderisa ato janë yndyrëra të mira. Acidi oleik, i gjetur në yndyrërat e shëndetshme të avokados, ju ndihmojnë në qetësimin e urisë. Konsumoni ¼ apo gjysmën e avokados dhe shpejtë do të vëreni më pak vjamë në pjesën e barkut. Avokado është gjithashtu i pasur me fibra dhe proteina.
4.Salmoni
Burim i dobët i proteinave i cili ju ndihmon të ndiheni të mbushur pa shtuar peshë. Mirëpo, 50% e femrave të moshës 18-50 vjeç nuk janë të sigurta nëse janë duke e marrë këtë përbërës esencial. Konsumoni salmon të paktën një herë në javë.
5. Boronica
Të njohura për efektin e tyre kunder plakjes, boronicat janë shumë të shëndetshme për organizmin. Një filgjan mesatar me boronica përmban vetëm 80 kalori dhe ju ndihmon të ndiheni të mbushur me 4 gram fibra.
6.Brokoli
I gatuar apo jo, brokoli është i njohur për fuqitë e tij në mbrojtjen nga kanceri. Mirëpo, gjithashtu ndihmon edhe në humbjen e peshës me më pak se 30 kalori për një shujtë.
7.Orizi i kaftë
Orizi i kaftë është alternativë më e mirë se orizi i bardhë sepse është ushqim me densitet të ulët të energjisë, që do të thotë është i rëndë dhe të mbush mirëpo ka shumë pak kalori.
8. Dardhat
Vetëm një dardhë përmban 15% të sasisë së fibrave të rekomanduar për ditë. Një studim ka gjetur se femrat që kanë konsumuar tri dardha në ditë kanë marrë më pak kalori dhe kanë humbur më shumë peshë se ato që nuk kanë konsumuar.
9. Grejpfruti
Edhe nëse nuk keni ndryshuar asgjë në dietën tuaj, konsumimi i gjysme grejpfruti para cdo shujte mund të ju ndihmojë të humbisni gjysmë kilogrami në javë.
Ky frut mund të ulë insulinën, hormon ky për ruajtjen e yndyrërave në organizëm, dhe kjo mund të ju ndihmojë të humbisni peshë. Gjithashtu është burim i mirë i proteinës dhe për shkak se përmban 90% ujë, ju mbush dhe pastaj nuk do mund të hani shumë.
10. Caji i gjelbër
Antioksidantët që përmban çaji i gjelbërt ndihmojnë në djegien e yndyrërave dhe kalorive. Një studim thotë se nëse konsumoni dy filgjanë në ditë (pa sheqer, kuptohet), ju ndihmon të humbisni dyfish më shumë pëshë, më së shumti në zonën e barkut.