Mix
Dietë me molla dhe dardha
Me mollët dhe dardhat asnjëherë nuk mund të gaboni, sepse janë ushqyese, të shijshme, përplot vitamina dhe përmbajnë pak kalori.
Dardhat dhe mollët janë ideale për dietë, për shumë arsye. Molla përmban fibra dietetike, të cilat japin ndjenjën e ngopjes, pengojnë oscilimin e nivelit të sheqerit dhe shumë ngadalë shndërrohen në yndyra.
Këto fruta janë thesare kryesore të vitaminave A dhe C, kaliumit dhe likopenit- antioksiduesit më të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Përveç kësaj, në 100 gramë molla dhe dardha gjenden 60 kalori, prandaj janë të përsosura për dietë.
Çfarë duhet të dini
- Dieta zgjat pesë ditë, por mund ta përsëritni pasi të keni bërë dy ditë pushim.
- Harroni ëmbëlsirat, bukën e bardhë, djathërat me yndyrë dhe jepni përparësi mishit të pulës, peshkut, pemëve, perimeve dhe drithërave integrale.
- Nga yndyra mund ta përdorni vetëm vajin e ullirit, ndërsa nga shtesat piper dhe bimë me aromë.
- Çdo mëngjes, menjëherë pas zgjimit, pini një gotë ujë të vakët.
- Mos anashkaloni vaktet.
- Hani mëngjes më së voni një orë pasi të jeni zgjuar, sepse në këtë mënyrë shpejtohet metabolizmi.
- Domosdoshmërisht hani dardha dhe molla secilën ditë derisa jeni në këtë regjim të ushqimit dhe mos i zëvendësoni me pemë të tjera.
- shtë e dëshiruar të hani molla të tharta, sepse kanë më pak sheqer.
Menyja pesëditore
DITA E PARË
- Mëngjesi: Një pjesë pite molle dhe 1 dl qumësht me 0.5 % yndyr
- Ndërmjet: 1 dardha
- Dreka: 2 vezët të ziera. 250 g perime të përziera, të cilave u shtoni vaj ulliri, limon dhe uthull dhe 40 g bukë integrale
- Ndërmjet: Frape nga molla dhe lëng portokalli
- Darka: 150 g file pule të pjekur, 40 g bukë integrale, një filxhan jogurt, pire nga molla dhe dardha.
DITA E DYTË
- Mëngjesi: Sandviç nga buka integrale dhe 100 g mish pule
- Ndërmjet: 2 dl lëng të freskët molle
- Dreka: 200g file peshku, 150 g molla të tharta të përgatitura me një patate, 40 g bukë integrale
- Ndërmjet: Dardhë
- Darka: 120 g peshk dhe 250 g sallatë misri dhe karota me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni.
DITA E TRETË
- Mëngjesi: Jogurt pemësh
- Ndërmjet: 1 mollë dhe 1 dardhë
- Dreka: 100 6 spageti me 150 g salcë bolonjeze
- Ndërmjet: Mollë e pjekur
- Darka: 250 g gjyveç me mish viçi dhe sa më shumë perime të ndryshme, 40 g bukë integrale, 1 dardhë.
DITA E KATËRT
- Mëngjesi: Një filxhan jogurt
- Ndërmjet: Dardhë
- Dreka: 200 g peshk, 150 g sallatë sezonale të plotësuar me lëng limoni dhe vaj ulliri, 40 g bukë integrale
- Ndërmjet: Lëng molle dhe portokalli
- Darka: 100 g djathë, 100 g patate të ziera, 1 dardhë
DITA E PESTË:
- Mëngjesi: Sandviç nga buka integrale dhe 70 g tuna
- Ndërmjet: 1 mollë dhe 1 dardhë
- Dreka: 200 g oriz pilaf dhe mish pule, spec të pjekur të plotësuar me vaj ulliri, hudhër dhe uthull, 40 g bukë integrale
- Ndërmjet: Lëng molle
- Darka: 120 g peshk të pjekur, 250 g sallatë misri të spërkatur me limon, 40 g bukë integrale, dardhë.
PO
Mollët e pastrojnë organizmin, sepse nxisin funksionin e mëlçisë dhe fshikës. Dardha në mënyrë natyrore rregullon nivelin e sheqerit në gjak, që e bën ushqim ideal dietetik. Këto pemë e mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut.
JO
Dietës i mungojnë supa dhe gjellët, të cilat janë të domosdoshme për zëvendësimin e lëngjeve. Askund nuk përmendet aktiviteti fizik, i cili shpejton humbjen në peshë.