Lidhu me ne

Mix

Mandarina

Mbi vleshmërinë e frutave askush nuk ka dyshime.Citruset (agrumet) janë familja e frutave që kontribuojnë për shëndet më të mirë , freskinë e trupit dhe bukurinë e tij në shkëlqim të plotë.

Ndër citruset më të njohura mjaft të pasura me vitamine e  minerale të ndryshme janë portokalli, limoni, mandarina dhe të tjera. Lëngu i mandarinës ka kalcium, kalium, magnez, fosfor, hekur, zink, bakër si dhe disa anti-oksidues dhe disa tjera materie kimike bimore.

Për nga përmbajta mandarina është deri diku e ngjashme me portokallin. Përderisa 100 gram mandarine përmbajnë 30 mg vitaminë C, 100 gram portokall përmban 50 mg vitaminë C. Përveç vitaminës C, 100 gram mandarina ka 160 mg kalium i cili luan rol në punën e mirë të zemrës, pastaj vitaminat e grupit B, minerale, kalcium, magnez, zink etj.

Në përgjithësi, këto fruta kanë vlera të vogla energjetike. 100 gram mandarina na japin vetëm 34 kilo kalori. Mandarina është e pasur me fibra të cilat e ndihmojnë procesin e tretjes. Materiet kimike më të rëndësishme të mandarinës janë flavonoidet dhe terrenet, si dhe ksantofili që i jep mandarinës ngjyrën e portokalltë. Ky frutë në vete përmban beta-karotine, të cilat gjatë shpërbërjes në organizimin e gjitarëve ndihmojnë në sintezën e vitaminës A e cila ndihmon për shikim (sy) si dhe lëkurë të butë.

Për mëngjes të mirë: Koktej nga lëngu i mandarinës
Lëngu i shtrydhur nga 100 gram mandarina përmban 160 mg kalium, 18 mg kalcium, 8 mg magnez, 14 mg fosfor, pastaj hekur, zink, bakër si dhe materie fito-kimike anti-oksiduese.

Nëse keni përjetuar javë stresuese, nuk jeni ushqyer në rregull apo keni probleme me tretje të ushqimit, një de-toksifikim i organizmit me aromë të mandarinës do t’ju ndihmoj shumë. Ne ju propozojmë që gjatë vikendit, që nga mëngjesi i së shtunës, së dielës dhe të hënën, të pini këtë koktej dhe do të jeni të gatshëm dhe dinamik për javën e re. Koktejin e përgatitni si vijon: Lëvoret e mandarinës, nuk është patjetër ti hidhni. Ato mund t’i lani me ujë, dhe t’i thani në ndonjë vend të mbrojtur nga pluhuri.

Lëvorja e mandarinës, si dhe e portokallit dhe limonit, përmbajnë vajra eterik. Ato mund të përdoren si shtesa për kulaçe, komplote, çaje madje edhe si shtesa për banjë mjekuese. Nëse dëshironi të relaksoheni në banjë mjekuese për lëkurë të freskët dhe të pastër, apo kundër pagjumësisë, vaji eterik nga lëvorja e mandarinës është jashtëzakonisht e mirë dhe vepron edhe si antiseptik. Banjën aromatike mjekuese e përgatitni duke i vendosur në ujë të ngrohtë lëvoret e thara dhe të njoma të mandarinës.

Përndryshe në restaurante të ndryshme, lëvorja e mandarinës përdoret edhe si pjesë përbërëse e sallatave dhe gjellëve të ndryshme.

MË TEPËR

Mix51 sekonda më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 minuta më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix5 minuta më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix15 minuta më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Mix17 minuta më herët

Këto SHENJA Horoskopi e kanë suksesin të shkruar në yje

Dashi Dëshirues për të rrezikuar dhe për të arritur qëllimet, Dashi është gjithmonë i gatshëm të veprojë. Sunduar nga Marsi,...

Kryesore3 orë më herët

Gazetari i “The Guardian” i përmend fushatën në Shqipëri, LaCivita shpërthen në të qeshura

Manaxheri amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, është shfaqur më në fund, ndonëse jo në Tiranë dhe jo në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Irena Beqiraj Të dhënat tregojnë: – 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)– 70% e emigrantëve janë nën...

Mix2 ditë më herët

Kryeministri i Kanadasë feston fitoren me muzikë rep dhe kërcim në skenë, videoja e Mark Carney bëhet virale

Pasi siguroi një fitore historike në zgjedhje, kryeministri kanadez Mark Carney festoi suksesin e tij politik në mënyrën më të...

Mix2 ditë më herët

Rikthehen “Peaky Blinders”, ngjarjet zhvendosen 20 vite më vonë, roli i Cillian Murphy

Një serial i ri i dramës ”Peaky Blinders” do të fillojë xhirimet këtë verë, ku ngjarjet pasqyrojnë vitet 1950, sipas...

Mix2 ditë më herët

“Metallica”, grupi heavy metal që ka bërë historinë

Metallica është një nga grupet më të njohura dhe më të suksesshme të muzikës heavy metal në histori. E formuar...

Facebook