Mix
Kek me limon
Përbërësit:
- 190 gr sheqer
- 3 vezë
- 1 limon
- 200ml qumësht
- 50 gr gjalpë
- 140 gr miell
- 1 lugë maja për ëmbëlsira
- kripë
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin dhe të grirat e limonit, derisa të shkumojnë e të zbardhen. Shtojmë qumështin , gjalpin, hedhim miellin e përzier me majanë, duke e kaluar nëpër një kullesë a sitë që të mos formohen kokrriza, si dhe pak kripë. Pastaj mbushim me këtë brumë një formë keku të veshur me letër furre dhe e pjekim në 180 gradë për 30 minuta.