Lidhu me ne

Mix

Brokuli- shëndeti nga natyra

Brokuli- shëndeti nga natyra

Çka përmban brokuli? Brokuli është shumë i pasur me vitamina dhe minerale.

  •  Përmban vitamin A në formë të beta-karotenit.
  •  Një brokul e mesme përmban më shumë vitamin C sesa një portokal.
  • Brokuli është burim i pasur i Vitaminës të grupit B si : B1, B2, B3, B5, B6 B9 (acid folik
  • Në përmbajtjen e brokulit është e pranishme edhe vitamina K
  • Mineralet të cilat gjenden në sasi të madhe në brokuli janë: hekuri, kalciumi, kaliumi, magneziumi dhe zingu.
  • Brokuli është i pasur edhe me fibra.

Përse të hamë brokuli?

Brokuli u takon perimeve që e ruajnë shëndetin tonë dhe lufton shumë sëmundje siç janë:

 Sëmundjet e zemrës: Përveç antioksidanteve të përmendura më lart, brokuli ka përmbajtje të lartë ne fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajne zemrën te funksionoje siç duhet duke rregulluar-presionin e gjakut.

Anemia: Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. Brokuli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje të shkëlqyer për anemi. Tani, le të kemi një vështrim në të gjithë përbërësit e pranishëm në brokuli. Ata janë karbohidratet, omega-3 acidet yndyrore, proteina, vitamina A, B kompleks, C dhe E, beta-karotenet, kalciumi, hekuri, magnezi, fosfori, kromi, kalium mangani, glucoraphanini, dindolylmethani, zeaxanthini, uji dhe fibrat.

Kanceri: Brokuli eshte luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostates, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Por brokuli  është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse ajo heq estrogjenin, shtesë nga trupi. Kjo  për shkak të pranisë së  fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, dindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitamina C, vitamina A dhe-vitamina E, zinku, kaliumi dhe disa aminoacide, të cilat janë efikase kundër agjenteve kancerogjenë.

Çrregullimet në stomak: Brokuli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut sepse  kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime ne stomak. Fibrat formojne pjesën më te madhe te ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve. Magnezi dhe vitaminat e pranishme në brokuli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi dhe zbusin barkun me uljen e inflamacionit.

Efekt detoksikues: Prania e vitaminës C, sulfurit dhe disa aminoacideve e bëjnë brokulin një detoksikues shumë të mirë. Ai ndihmon në heqjen e radikaleve të lira dhe toksinave  nga trupi si acidi urik  duke pastruar  gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen, artritin, reumatizmat, calculi i veshkave, sëmundje të lëkurës si ekzemë dhe acarime, etj .

Kujdesi i lekurës:Per mbajtjen e lëkurës tuaj të re dhe me shkëlqim merita i takon antioksidanteve si beta karoteni, vitaminës C dhe ndihmësave të tjerë si kompleksi i vitamines B, vitaminës E (vitamina E i jep shkelqim lëkurës tuaj, flokëve dhe ngjall indet e lëkurës), vitamines A & K, acideve yndyrore  omega 3, aminoacideve dhe folateve te pranishëm në brokuli.

Kujdesi për sytë: Kryesisht Zeaxanthin dhe pastaj Beta-karotene, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si, C, B kompleks dhe E janë shumë të mira për shëndetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe  riparimin e dëmeve nga rrezatimet UV.

Shendeti i kockave: Duke qenë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera të tilla si, zinku  magnezi dhe fosfori, konsumimi i brokulit është shumë i dobishëm veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat në gjidhënie, sepse këta njerëz  janë më të prirur për osteoporozën, dobësimin e kockave, dhëmbëve, etj, nga mungesa e kalciumit.

Imuniteti: Substancat përgjegjëse për ngjyrën e gjelbër tek brokuli, vitamina C, beta-karoteni, si dhe vitaminat e  mineralet tjera si seleni, bakri, zinku, fosfori etj, forcojnë sistemin imunitar si dhe na mbrojnë nga infeksionet e shumta.

Shtatzënia: Brokuli është ushqim thelbesor për shtatzanat sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, anti-oksidant, detoksifikues, hekur, fosfor  te cilët e bejnë një komponent ideale për dietat. Duke qenë i pasur me fibra, brokuli gjithashtu mban larg kapsllëkun i cili është shumë i zakonshem gjatë shtatëzënisë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport7 minuta më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix10 minuta më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix12 minuta më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix28 minuta më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix40 minuta më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix43 minuta më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook