Mix
Vitamina K, antikancerogjen
Një nga të dhënat më të reja të klinikës së njohur Mayo tregon se dhënia e preparateve shtesë të vitaminës K , zvogëlon rrezikun për shfaqjen e kancerit të sistemit limfatik.
Duke studiuar limfomën non-Hodgkin te më shumë se 1.600 pacientë, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se marrja ditore e 108 mikrogramëve të vitaminës K, zvogëlon për 45% rrezikun e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, në raport me ata që marrin më pak se 39 mikrogramë të vitaminës K.
Limoma non-Hodgkin është formë e karcinomës që përfshin sistemin limfatik, ndërsa paraqitet në 29 forma të ndryshme.
Format kryesore të vitaminës K janë filokinoni-K1, burim kryesor i të cilit janë perimet e gjelbra dhe menakioni- K2, burim kryesor i të cilit janë mishi dhe produktet e fermentuara të qumështit.