Lidhu me ne

Mix

Zhurma ne veshë dhe Marramendja

Tinitusi apo zhurma në veshë referohet si tinguj të zhurmshëm që ndodhin në njërin apo në të dy veshët. Tingujt mund të jenë me zë të but apo të lartë, të hollë apo të trashë.Te moshat e vjetra mund të jetë si shenjë që paraqet rënjen e dëgjimit.

Shkaqet
Rezultat i tinitusit apo zhurmave të veshit më së shpejti vijnv nga dëmtimi mikroskopik në mbaresën e nervit të dëgjimit në veshin e brendshëm.Lëndimet në këto mbaresa shkaktojnë edhe humbjen e dëgjimit. Ekspozimi ndaj zhurmave me zë të lartë dhe barnat me efekte anesore si barnat anit-inflamatore, antibiotike, sedativet, barnat kundër depresionit dhe aspirina mund të shkaktojnë tinitus, apo zhurma në veshv, në njvrin apo në dy veshët.Tinitusi mund të shkaktohet edhe nga shkaktaret e tjere si bllokimi i veshit, infeksionet e veshit apo sinusit, alergjite, shtypja e lartë dhe e ulet e gjakut, tumoret si dhe problemet tjera në zemer, enët e gjakut, ndryshimet hormonale tek femrat dhe anomalite e gjëndrrave tiroide.

Simptomat
Simpotamat e zhurmave llidhen ngusht me sëmundjen e Menier-it qv shkaktoh ë t nga shtimi i presionit intralabirintik(hidropsii labirintit) që është pasoje e qrregullimeve të përgjithshme vaskulare të cilat rrisin depërtueshmerine e eneve të gjakut.Sëmundja karakterizohet me sulme siq janë: marramendja, zhurmë në veshë dhe pakësim i degjimit i tipi perceptive.

Diagnoza
Mjeku juaj do të diagnostikoj gjendjen e zhurmes së veshit apo tinitusit duke bërë një ekzaminim të plotë fizik, duke u bazuar në historinë e detajuar mjekesore.Testet tjera siq janë testi i dëgjimit(audiometria), skenimi i trurit të tilla si MRI ose CT mund të kërkohet për të konfirmuar gjendjen tuaj.Testi spinal gjithashtu mund të jetë e nevojshme për të vleresuar presionin e lëngjeve në kafkë dhe palcen kurrizore.

Trajtimi

Opsionet e mjekimit të zhurmave në veshë përfshijnë:

  • Këshillat:Kjo është një komponent edukative që ju ndihmon për të kuptuar dhe për të ndryshuar mënyren e të menduarit në lidhje me zhurmat e veshit apo Tinitusin.
  • Aparatat e dëgjimit: Këto paisje ndihmojnë njerezit që kanë rënje të dëgjimit të shoqëruara me zhurma në veshë.
  • Pasije që vendosen në veshë: Këto janë paisje të vogla elektronike të vendosura në veshë të cilet do të maskojnë tingëllimën në vesh duke përdorur nje zë të butë, të këndshem
  • Dëgjuset: që përdoren për të ndëgjuar muzikë të lehte të këndshme duke i përfshire muzikat që janë për meditim, dhe që kanë karakteristikë valët e detit, shiun, tingujt e lehtë të frymvs verore etj. që do të ju ndihmojnë të rrini të relaksuar.
  • Simulimi nervor akustikë: është një teknikë e re për njërzit që përjetojnë zhurma me zë shumë të lartë kumbues.Kjo përfshine përdorimin e një paisje elektronike që dërgon sinjale akustike  të stimuluara në tru.Ky tretman stimulon ndryshimet në rrugët nervore dhe lejon që truri të bëhet i pandishëm për tingujt.
  • Implanti koklear: ndihmon për të maskuar zhurmën në veshë dhe stimulon fijet auditore nervore.
  • Terapia kundër depresioni dhe anksiolitik që rekomandohet të perdoren për tu qlodhur dhe për te ndihmuar gjumin.

Parandalimi

Disa këshilla parandaluese për të zvogeluar ose pakësuar zhurmat në veshë janë:

  • Shmanguni ekspozimit ndaj tingujve dhe shurmave me zë të lartë.
  • Presioni i gjakut duhet të kontrollohet rregullisht dhe të mbahet në kontrolle.
  • Preferohet përdorimi sa më i pakët i krypes në ushqim sepse ajo dëmton edhe qarkullimin e gjakut.
  • Ulja e përdorimit te kafes, qajit, Coca-Colës dhe duhanit.
  • Ushtrime rutinore për të përmiresuar qarkullimin e gjakut.
  • Shmangni lodhjeve, pushoni sa më shumë
  • Shmanguëi shqetsimeve ne lidhje me zhurmen

Marramendje
Marramendja do të thotë një ndjesi e mosbalancimit.Ajo klasifikohet ne dy kategori në vertigo që është një ndjenjë e ndjesise së rrotullumit me humbje të balancit dhe ndjenja e reënjes të fikët.

Shkaqet
Marramendja shpesh shkaktohet nga furnizimi i ulet i trurit me gjake që mund të jetë për shkak të presionit të ulët të gjakut apo dhe dehidrimit e cila mund të shkaktohet nga diareja, ethet dhe të vjellat.Të moshuarit mund te përjetojnë ndijesia e rënjës të fikët, kur ata ngriten pernjehere nga pozicioni i ulur ose i shtrirë.Ndjehsia e rënjës të fikët gjithashtu mund të jetë i lidhur me gripin, presionin e ulët të gjakut, djersitjet, të ftohtit ose alergjite.Vertigo apo efekti i njenjës së rrotullimit të objeketeve rreth vetvetes është i lidhur shpesh me probleme të veshit të brendshem.Kushtet tjera që qojnë në VERTIGO perfshijnë sëmundjet e zemres dhe infarktet dhe në keto qeshtje pacientet mund të zhvillojnë simptome siq jane dhimbje gjoksi, humbje të folurit dhe ndryshim në të pamurit.

Shkaqet më të zakonshme që shkaktojnë marramendjen janë:

  • Vertigo paraksizmale beninje (VPB)- karakterizohen me marramendje të përkohshme gjatë nderrimit të pozites së kokes dhe pa dëmtime të dëgjimit.Këto shkaktohen nga traumat e kokes, nderhyrjet kirurgjike ne veshin e mesem përkatesisht në stapes dhe pleqeria.
  • Labirintiti- Nenkupton pezmatimin e veshit të brendshem që ndodh zakonisht pas një infeksioni viral, bakterial, mykotik dhe toksik.
  • Sëmundje Meniere-it – Është një qrregullim i veshit te brendshem që shkakton rënje të madhe të degjimit, zhurma në veshë dhe marramendje.Sëmundja mund të paraqitet ne njerin apo te dy veshet.
  • Tumoret e veshit te mbrendshem :shkaktojne zhurma ne veshe, humbje te degjimit, marramendje dhe problemet e bilancit, ërauma të veshit të brendshëm
  • Traumat ne veshin e brendshem
  • Barotraumat shkaktojn deme n veshin e brendshem dhe marramendje për shkak të ndryshimeve të presionit midis veshit të mesëm dhe të brendshem

Simptomat
Ju mund te keni ndjehsinë e rrotullimit që lidhen ngushtë me humbjen e balansit.Simptomat tjera përfshijnë uljen e dëgjimit dhe tinitusin.Ndjenja e vjelljes dhe apo edhe vjellja mund të shoqerohet me vertigon që shkakton dehidratim dhe dobesi

Diagnoza
Mjeku juaj do te kryej nje ekzaminim te plote fizik dhe mund te ju pyes per simptomat shoqeruese duke perfshire edhe anamnezen tuaj apo historin e kaluar mjekesor.Mjeku juaj do te kontrolloje tensionin e gjakut dhe munde te kerkoje EKG duke perfshire testet neurologjike per te siguruar trajtimin e nevojshem.Teste e degjimit munde te rekomandohet per tu siguruar qe veshi i mesem dhe nervi auditor eshte funksional dhe per te kuptuar shkakun e marramendjes

Trajtimi
Marramendje është një simptomë dhe jo një sëmundje dhe në qoftë se ajo nuk është trajtohet në kohën e duhur, kjo mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.

Trajtimi përfshin kushtet themelore te sëmundjes.

  • Dehidratimi – Pini sa më shumë lëngje ose marrja e infuzioneve
  • Ethet apo Infeksionet – medikamentet për ethe ose antibiotiket për trajtimin e infeksioneve te pershkruara
  • Nëse marramendja është për shkak të sëmundeve të zemres apo qrregullimeve të ankthit te lidhura me trajtimin e nevojshëm mund të inicohet.
  • Vertigo prej VPB ose Labirintiti shpesh është i trajtueshem me ushtrime të rehabilitimit vestibular.Ajo përfshine pozicionimin dhe manipulimin në koken e  pacientit per të hequr kristalet nga kanalet gjysmërrethore dhe ne kete menyre mundeson uljen e inflamacionit
  • Medikamentet të tilla si diazepam dhe anti-histaminik  mund të jetë e përshkruar për të zvogeluar inflamacionin në kuadër të sistemit vestibular
  • Mjeku juaj mund të rekomandojë një jakë të butë që kufizojë e levizjes së kokës
  • Medikamentet anti-virale si Acyclovir ose valacyclorvir mund të jetë i përshkruar për infeksionet virale që shkaktojnë labirintitin
  • Intervenimi kirurgjike mund të jetë i nevojshëm te pacientët me neuroma akustike ose ndonjë qrregullim anatomik në veshë.

Parandalimi

Disa nga masat parandaluese të marramendjes janë:

  • Ngritja e ngadalshme nga pozicioni i ulur apo i shtrirë që ndryshon presionin e gjakut.
  • Pini sa më shumë ujë apo lëngje për të parandaluar dehidratimin
  • Hani ushqim me rregull
  • Dietm ne kripë
  • Trajtoni infeksionet e veshit, të fohtit, gripin dhe infeksionet tjera të frymemarrjes që mund të shkaktojnë marramendje
  • Siguroni shtëpin tuaj që në rast të rrezimit të parandalohet dëmtimi serioz nëse bieni në dysheme
  • Shmangni produktet të tilla si kafeneja, alkooli apo duhani.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook