Mix
VITAMINA A
PSE NA NEVOITET VITAMINA A?
Vitamina A është vitamina e pare e zbuluar dhe për këtë arsye është emëruar me shkronjën e parë nga latinishtja.
Ajo është veqanarisht e rëndësishme për mirmbajtjen e syve, pë gjendjen e mir ë të ashtit, lëkurës, flokëve , dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve. Pa sasi të mjaftueshme Vitamin A, organizmi nuk është i qëndrueshëm ndaj infekcioneve.
Kjo vitaminë është njëra nga antioksidantet më atraktive, ndihmon në mborjten e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Veqanarisht ka rëndësi të madhe nëshërimin e rudhave të vogla dhe puçrrave.
Êshtë e vertetuar se Vitamina A reagon në mënyrë profilaktike te disa lloje të kancerit, ndihmon për ulje e kolesterolit të keq dhe e zvogëlon rrizikun nga sëmundjet e zemrës.
SIMPTOMET E MUNGESÊS SÊ VITAMINÊS A
Për fat të mirë,shumë njerëz marrin Vitamin A mjaftueshëm nëpërmjet ushqimit. Por, edhepse rrallë, ndodhë të paraqitet mungesa e Vitaminës A. Veqanarisht më të rrezikuar janë personat të sëmurë nga kanceri, tuberkuloza, pneumonia, sëmundjet kronike të veshkëve dhe prostatës.
Disa nga simptomet që paraqiten gjatë deficitit të Vitamines A janë:
- Joqëndrueshmëria ndaj viruseve dhe infekcioneve;
- Verbimi i natës;
- Rënia e flokëve;
- Humbja e oreksit;
- Problemet me ashtin.
PREDOZIMI NGA VITAMINA A
Kur flasim për Vitaminën A nuk mundemi pa përmendur diqka më tepër rreth predozimit nga kjo Vitaminë. Kjo dukuri quhet hipervitaminoza A dhe do të thotë se organizmi i juaj ka më shumë Vitamin A se sa i duhet për funksionim të rregullt.
Predozimi me Vitamin A më sëshpeshti fitohet nga konsumimi i tepërt I Vitaminës A si shtesë në ushqim.Hipervitaminoza A mundet te sjellë probleme gjatë lindjes, anomali të mëlqisë ose probleme me pjesën qëndrore të sistemit nervor.
Disa nga simptomet që paraqiten gjatë intoksikimit(hipervitaminozës) me Vitamin A janë: humbja e oreksit, lodhje, thyerja e thonjëve, kokëdhimja, probleme me shikimin, depresion dhe anemia.
Pranimi i sasive të mëdha të Vitaminës A gjatë shtatzanisë mundet të shkaktojë abort spontan ose defekte te i posalinduri. Për këtë shkak.gratë shtatzëna nuk duhet të pranojnë Vitamin A si shtesë në ushqim nëse nuk ju rekomandon mjeku.
SASITÊ DITORE TÊ NEVOJSHME TÊ VITAMINÊS A
Sasit e nevojshme ditore të Vitamiës A ndryshojnë në varrshmeri nga mosha dhe gjinija.
- Fëmijët (3 vjet dhe më pak)- 300µg
- Fëmijët(4-8 vjet)-400µg
- Fëmijët(9-13 vjet)-600µg
- Tinejxherët(14-18 vjet)-900µg
- Të rriturit (19 vjet e më lartë)-900µg
- Gratë shtatëzëna (18 vjet e më poshtë)-750µg
- Gratë shtatzëna(18 vjet e më lartë)-770µg
- Lehonat (18 vjetë e me poshtë)-1200µg
- Lehonat(18 vjet e më lartë)-1300µg
Nga fakti se egziston rreziku i madh nga intoksikimi (hipervitaminoza A) më poshtë janë të dhënurat maksimale të sasisë të vitaminit A,të cilat mund ti pranoni gjatë ditës.
- Fëmijët (3 vjet e më pakë)-600µg
- Fëmijët(4-8 vjet)-900µg
- Fëmijët (9-13 vjet)-1700µg
- Tinejxherët (14-18 vjet)-2800µg
- Të rriturit (19 vjet e më shumë)-3000µg
- Shtatzënat ose lehonat (18 vjet e më pak)-2800µg
- Shtatzënat ose lehonat(18 vjet e me shumë)-3000µg
USHQIME TË PASURA ME VITAMIN A
Vitamina A është e përfaqsuar në vajin e pshkut, në mëlqinë e zezë, vezë, permet e verdha dhe të gjelbërta, karrota, pjepër, patate, etj.