Lidhu me ne

Mix

Shkenctarët thonë se harresa ështe normale për nënat

Shkenctarët thonë se harresa ështe normale për nënat

Kjo është pjesa më e paharrueshme e të qenurit nënë- fakti që s’mund të mbani mend asgjë. Emrat e shoqeve, kthimi i mesazheve apo edhe kur hyni në kuzhinë dhe nuk dini pse keni hyrë.

Shumë nëna shqetësohen se kjo periudhë nuk do të përfundojë asnjëhere. Por, shkencëtarët kanë siguruar se “mumnesia” nuk është shqetesuese. Pas disa muajve, gratë tregojnë se kanë vërejtur se kanë memorie më të mirë dhe janë në gjendje të kryejnë shumë punë përnjëherë duke qenë më efikase se sa para lindjes së bebes, transmeton Femrasot.com

Hulumtimet kanë dokumentuar shkenctarisht dhe kanë gjetur faktorët kyç që e shkaktojnë këtë gjendje. Ndryshimet hormonale, lodhja dhe stresi i nënës së re lidhur me kujdesin që duhet ofruar të porsalindurit.

Lajmi i mirë është se hulumtuesit thonë që gratë nuk duhet të shqetësohen shumë për këtë fenomen. Zakonisht është problem që nuk zgjatë shumë- vetëm disa muaj dhe gjërat fillojnë përmirësohen.

“Mumnesia” si fenomen është hulumtuar nga Universiteti i Bostonit dhe Instituti Teknologjik I Massachusetts.

Në rend të parë, është mënyra se si nënat e reja e ndryshojnë komplet stilin e jetesës pas ardhjes së bebit në jetë, thotë neuropsikiatri Louann Brizendine, drejtuesi i hulumtimit.
“Nënat e reja koncentrohen në shërbim të bebit, të përkushtuara t’i ofrojnë gjithçka duke i bërë bebet prioritet të jetës.”
Fillimisht, gjërat më pak të rëndësishme harrohen, apo pozicionohen në një pjesë më pak aktive të trurit.

Në rend të dytë, harresa është edhe pjesë e mekanizmit mbrojtës të gruas pas përjetimit të dhimbjeve të lindjes, thotë Dr.Sharon Phelan, gjinekologe.

Diçka tjetër me rëndësi ështe edhe niveli i estrogjenit. Në fund të shtatëzanisë niveli i estrogjenit është shumë i lartë, duke u shëndrruar gati në jo-ekzistues pas lindjes. Perderisa estrogjeni ka rol kyç në fertilitet, ai gjithashtu ka rolin e neuro-transmetuesit, duke dërguar sinjale në tru.

Si dhe përfundimisht lodhja ndikon shumë në procesin e harresës.
Hulumtuesit kanë llogaritur se një grua mund të humbasë deri në 700 orë gjumë, e barabartë me 2 orë për natë, brenda vitit të parë të jetës së fëmiut.

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal3 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar3 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske3 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook