Lidhu me ne

Mix

Si ndikon anemina në shtatëzani

Anemia është mungesë gjaku, respektivisht numri i vogel i rruzave të kuqe. Zakonisht shkaku i anemisë është mungesa e hekurit në organizëm.

Hekuri është element me rëndësi në formimin e hemoglobinës.

A paraqitet anemia cdo herë në shtatëzani?

Anemia nuk paraqitet në cdo shtatëzani, por shpesh haset në gratë shtatëzëna kështu që mund të  themi që 20 % e shtatëzënave kanë aneminë. Vjen deri te anemia për shkak se fetusit për ndërtimin e qelizave dhe hemoglobines i nevojitet hekuri, të cilin e merr nga nëna.

Shtatzënat zakonisht bëhen anemike në tremujorin e dytë të shtatzanisë, sepse atëherë rritet nevoja e foshnjes për hekur.

Sa është e rrezikshme anemia në shtatëzani?

Anemia e lehte nuk e rrit rrezikun për lindje të parakohshme, sepse natyra ka krijuar shumë mënyra se si ta mbrojë foshnjen nga pasojat negative të anemisë. Nësë e zbuloni me kohë që jeni anemike dhe filloni me terapinë e përshkruar nga mjeku juaj për mungesë hekuri, atëherë nuk keni nevojë që të shqetsoheni.

Megjithatë, në disa raste, kur është fjala për anemi të rendë, mund të ketë edhe komplikime:

  • Lindje e parakohshme;
  • Ndalim zhvillimi i fetusit/foshnjes;
  • Përkeqësim i gjendjes në humbjen e gjakut gjatë lindjes, ku vjen deri te transfuzioni i gjakut,
  • Rrit mundësinë për infeksione gjatë lindjes.

Cilat janë simptomet e anemisë në shtatëzani?

  • Dobësim, marramendje, lodhje, ndjenjë mungese ajri;
  • Zbehje apo zverdhje e lëkures;
  • Aritmi
  • Dhimbje koke dhe harrese
  • Mundim
  • Dhembje afër abdomenit

Megjithatë, rrallëherë mund ta vleresoni veten që jeni anemike, sepse gjatë shtatzanisë këto simptome janë të evidentuara si shumë normale. Ndonjëherë shtatëzena nuk ka asnje simptom.

Për ketë arsye nësë dyshoni që jeni anemike atëherë duhet ti drejtoheni gjinekologut tuaj, i cili do t’ju udhëzojë për analiza të gjakut.

Si shërohet anemija në shtatëzani?

Nëse jeni anemike, atëherë mjeku sigurisht do t’ju përshkruaj preparate hekuri, të cilat duhet t’i konsumoni cdo ditë.

Hekurin duhet ta merrni me ushqim, sepse ashtu do ta parandalonit mundimin. Mos e konsumoni me qumësht, sepse kalciumi parandalon absorbimin e hekurit. Më së miri është ta konsumoni me ndonjë lëng portokalli apo lëng tjetër me vitamin C.

Gjithashtu, hekurin do të duhej ta merrni në kombinim me acidin folik.

Kam qenë anemike edhe para shtatëzanisë…

Shumë gra fillojnë shtatëzaninë me anemi. Arsyet mund të jene nga më të ndryshmet:

Mbajtja e  femijës, si pasoje e së cilës vjen deri te mungesa e vitaminave dhe mineraleve, dallimi në mes dy shtatëzanive më i shkurtër se dy vjet, menstruacione jo të rregullta

Nëse keni qenë edhe para shtatëzanise anemike, duhet t’i tregoni gjinekologut tuaj.

Krahas konsumimit të hekurit, do të duhej të konsumoni ushqime të ndryshme të cilat janë të pasura me hekur sic janë: spinaqi, brokoli, bizelet, fasulet, vezët, orizi, kumbullat e thata, lëng vishnje.

A egziston ndonjë paraqitje e anemisë në shtatëzani?

Për ta parandaluar paraqitjen e anemisë në shtatëzani, ndiqni keshillat në vazhdim:

  • Konsumoni ushqim të pasur me hekur: vezë, pemë, fasule
  • Konsumoni ushqim të pasur me acid folik : fasule, gjalp nga kikiriki, këpurdha, brokoli, shpargull
  • Konsumoni ushqim të pasur me vitamin C: limon, portokall, perime të fresketa (të pa ziera) të cilat ndihmojnë në absorbimin e hekurit
  • Konsumoni rregullisht preparatet prenatale me vitamina e minerale të cilat ju pershkruan mjeku
  • Mos përdorni kafeinen ( kafe, caj) sepse e vështiresojnë absorbimin e hekurit.

MË TEPËR

Sport1 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook