Lidhu me ne

Mix

Dua rrogë më të lartë

Çdo punë meriton të jetë e paguar. Ashtu si edhe puna jote. Mendon se paga jote është pak e ulët?

Ok, nëse ti vërtet je e bindur për këtë, atëherë është moment për të kërkuar një rritje. Nuk të sigurojmë se tentativa jote do të ketë sukses. 

Ja  disa këshilla për ty që do të ta lehtësojnë punën informohu mbi mundësi të e rritjes së rrogës.

  • Para së gjithash, mos pretendo që rritja e rrogës të realizohet që në momentet e para të marrjes në punë. Rritjen e rrogës ti duhet ta meritosh! Por përpara se kjo të ndodhë duhet të presësh një periudhë të caktuar kohe. Rezultatet e punës tënde duhet të jenë të dukshme.
  • Për të qenë e sigurt se do të kesh një rritje rroge, sigurohu që firma ku punon të jetë e aktive dhe e suksesshme. Informohu për shifra, marrëveshje apo perspektiva zhvillimi.
  • Studio rrjetin e pagave relative të kolegëve të ty që punojnë në të njëjtin vend pune ose në firma të ndryshme, që bëjnë të njëjtën punë si ti. Mund të gjesh informacione të tilla në internet, gazeta apo edhe gjatë bisedave mes kolegësh.
  • Mund të presësh mesatarisht një rritje që mund të shkojë nga 5 deri në 15%.

Zgjidh momentin e duhur

  • Një lloj analize e rezultateve që bëhet në vit duket si çasti ideal. Vetëm se ki parasysh që nuk do të jesh ti e vetmja që do të kërkosh rritje rroge. Prandaj zgjidh më mirë një moment që nuk është shumë tipik për kërkesa të tilla. Ka mundësi që në një kohë të tillë kërkesa jote të merret parasysh. Madje rritja jote e rrogës mund të jetë më e lartë.
  • Nëse ndryshon detyrë ose të besohen përgjegjësi të reja, atëherë mund ta justifikosh edhe më mirë rritjen tënde të rrogës.

Zgjidh bashkëbiseduesin tënd

  • Drejtoju direkt shefit tënd. Përpiqu të marrësh me mend reagimin e bashkëbiseduesit, duke imagjinuar atë që mund të ndodhë.
  • Përgatit shembuj që tregojnë se sa e dobishme je ti për kompaninë.
  • Bëj një listë të detyrave të reja që mund të të besohen.

Gjatë bisedës

  • Përmbajtja: fillo duke treguar gjithçka që ti ke bërë për kompaninë dhe çfarë ke sjellë të re. Çfarë ke realizuar dhe cilat janë objektivat e tua për të ardhmen. Në fund fillo të flasësh për shifra konkrete.
  • Forma: duhet të kesh një sjellje prej fitimtareje. Ji pozitive dhe mbi të gjitha buzëqesh: do të tregosh kështu sesa e motivuar je. Ji e prerë, por jo agresive. Dialogu është shumë i rëndësishëm. Dëgjo me kujdes bashkëbiseduesin për të kuptuar edhe versionin e tij.

Gabimet që nuk duhen bërë

  • Shmang konfliktet
  • Kurrë mos e fillo bisedën duke folur për shifra. Lëre bashkëbiseduesin tënd që të bëjë i pari propozimin e pagës.
  • Asnjë deklarata të tipit: “Nëse nuk më rrisni rrogën, unë iki!”. Sepse, nëse në fund nuk do t’i vësh në zbatim kërcënimet e tua, është e sigurt që do të humbasësh besueshmërinë.
  • Asnjë krahasim me kolegët e tu. Sepse. kjo do të thotë se je duke kritikuar punën e eprorit tënd.

Në rast refuzimi

  • Përpiqu të përfitosh lloje të tjera avantazhe p.sh.: pushime suplementare, orare më elastike, makinën e punës.
  • Kërko më shumë përgjegjësi. Në këtë mënyrë do të kuptosh se sa e rëndësishme je për eprorin tënd. Pas gjashtë muajsh ose një vit mund të kërkosh sërish rritje.
  • Nëse gjatë kësaj periudhe nuk ndodh asnjë ndryshim, vendos nëse do të qëndrosh apo do të ndryshosh punë.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Irena Beqiraj Të dhënat tregojnë: – 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)– 70% e emigrantëve janë nën...

Mix1 ditë më herët

Kryeministri i Kanadasë feston fitoren me muzikë rep dhe kërcim në skenë, videoja e Mark Carney bëhet virale

Pasi siguroi një fitore historike në zgjedhje, kryeministri kanadez Mark Carney festoi suksesin e tij politik në mënyrën më të...

Mix1 ditë më herët

Rikthehen “Peaky Blinders”, ngjarjet zhvendosen 20 vite më vonë, roli i Cillian Murphy

Një serial i ri i dramës ”Peaky Blinders” do të fillojë xhirimet këtë verë, ku ngjarjet pasqyrojnë vitet 1950, sipas...

Mix1 ditë më herët

“Metallica”, grupi heavy metal që ka bërë historinë

Metallica është një nga grupet më të njohura dhe më të suksesshme të muzikës heavy metal në histori. E formuar...

Mix1 ditë më herët

Marlon Brando, ylli amerikan i “The Godfather”

Marlon Brando ishte një aktor amerikan i njohur si një nga figurat më të mëdha në historinë e kinemasë. Ai...

Mix1 ditë më herët

Ishte nominuar dikur për çmimin Nobel, fakte nga jeta e diktatorit të tmerrshëm Adolf Hitler

Adolf Hitler, një nga diktatorët më të këqinj ndonjëherë, mbase edhe më i keqi në tërë historinë njerëzore, ishte përgjegjës...

Radar2 ditë më herët

Na shkruajnë shpesh, pse i bëjmë opozitë opozitës

Na shkruajnë shpesh sidomos në inbox se pse i bëjmë opozitë opozitës Podiumi është themeluar në janar të vitit 2016...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump, Ukraina do mposhtet shumë shpejt. Unë po e shpëtoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Atlantic” me gazetarin Jeffrey Goldberg që nxori në...

Kryesore2 ditë më herët

Lobimi 6 milionë dollarë, Lulzim Basha: PD do të ishte në pushtet nëse Berisha s’do e përdorte partinë për hallet e tij

Lulzim Basha Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me kontratën e lobimit 6...

Mix2 ditë më herët

Makaronat dhe rënia nga pesha – ndihmojnë apo përkeqësojnë procesin?

Hapi i parë që marrin njerëzit që duan të humbasin kilogramët e tepërt, është kufizimi apo heqja dorë nga karbohidratet,...

Facebook