Lidhu me ne

Mix

Depresioni pas lindjes

Depresioni pas lindjes

Ndikimi i anemisë në dukurinë e depresionit pas lindjes (DPL) nuk është mekanizëm që është sqaruar në tërësi.

DPL është çrregullim serioz me pasoja negative për gjendjen fizike e shpirtërore të nënës e fëmijës.

Janë të njohur faktorët psiko-socialë të cilët rrisin rrezikun nga paraqitja e DPL-së, si për shembull depresioni para lindjes, merakosja për fëmijën, temperamenti i fëmijës, mungesa e vetërespektit, statusi i dobët social etj. DPL mund të ketë pasoja afatgjate në kuptim të ngecjes në zhvillim dhe asaj kognitive.

Përveç dëshmive për atë se çrregullimi i funksionit të gjëndrës mbrojtëse ka rol në raste të veçanta të DPL-së, janë zbuluar edhe disa variabla fiziologjike të cilat mund të jenë paralajmërues të rëndësishëm për paraqitjen e atij çrregullimi.

Njëra nga ato është lodhja e tepërt e tjetra është pagjakësia (anemia).

Anemia shkakton lodhjen dhe është e lidhur me simptome plotësuese si ndjeshmëria, apatia dhe pamundësia për t’u koncentruar. Përveç kësaj, mungesa e hekurit ndikon në metabolizmin e gjëndrës mbrojtëse. Pra, anemia është e lidhur me simptomat e depresionit. Studimi, qëllimi i së cilit ka qenë të vërtetohet hipoteza e cekur, ka përfshirë 37 gra të cilat posa kishin lindur.

Hulumtuesit kanë vizituar gratë në shtëpitë e tyre ditën e 7-të, 14-të dhe të 28-të pas lindjes. Gjatë çdo vizite të bërë grave u është marrë mostër e gjakut me qëllim që të përcaktohet shkalla e hemoglobinës. Anemia është definuar në rastet kur koncentrimi i hemoglobinës është <120 g / L.

Përveç kësaj hulumtuesit përmes pyetësorit kanë marrë informata mbi shprehitë ushqyese, furnizimin prenatal dhe statusit të punësimit. Gjatë takimit të fundit gratë kanë përfunduar plotësimin e pyetësorit duke vlerësuar simptomat e depresionit.

Rezultatet e studimit kanë treguar se anemia e hershme pas lindjes e ndikuar me shkallën e ulët të hemoglobinës, është faktor i rëndësishëm për zhvillimin e DPL-së.
Koncentrimi më i ulët i Hb-së është dukuri normale në shtatzënësinë e shëndoshë dhe të 3-4 ditëve të para pas lindjes.

Atëherë koncentrimi duhet të fillojë të rritet. Te 8 gra që morën pjesë në këtë studim, gjatë vizitës është vërejtur se koncentrimi i Hb-së nuk është kthyer në normale. Te të gjitha këto 8 gra së shpejti janë paraqitur simptomat e depresionit.

Pra, anemia mund të shkaktojë gjendjen depresive. Disa nga simptomat të cilat janë pasojë e anemisë, si lodhja e tepërt, iritimet, koncentrimi i dobët, dukshëm ndikojnë në ndjenjat e nënës në periudhën pas shtatzënësisë si dhe në marrëdhëniet me fëmijën.

Por, prapëseprapë janë të nevojshme hulumtime të mëtutjeshme me qëllim që të konstatohet me siguri lidhja në mes parametrave të përmendur.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook