Mix
Kur të përjetoni ankth gjatë natës, pse ndodh dhe si ta ndaloni?
Pse ndodh ankthi gjatë natës?
Pse vetëm gjatë kësaj kohe?
Si ta ndalojmë atë njëherë e përgjithmonë?
Ky ankth na bën të vështirë ardhjen e gjumit, dhe mendime ndërhyrëse, shqetësuese dhe të frikshme, marrin kontrollin mbi mendjen tonë
Ose, edhe nëse na zë gjumi ky ankth papritmas mund të ju zgjojë, në mes të natës dhe të shkaktojë sulme paniku.
Të prekurit nga ankthi i natës, vuajnë më keq se ata të cilët e përjetojnë atë gjatë ditës. .
Ju zgjoheni të shqetësuar në lidhje me diçka kur të gjithë të tjerët janë duke fjetur apo edhe më keq – ju jeni krejtësisht vetëm.
Është errësirë– dhe çdo gjë është më e trishtë, kur është errësirë. Ju mund të përjetojnë ëndrra të shëmtuara që nuk kanë kuptim fare. Ju zgjoheni me një ndjenjë të tmerrshme. Dhe ju jeni të vetëdijshëm që kjo gjendje do të përsëritet edhe të nesërmen.
Cikli vicioz i ANKTHIT – INSOMNIA
Ju mund të mos jenë të vetëdijshëm për këtë, por ankthi gjatë natës te të rriturit mund të shkaktohet nga çrregullimet e gjumit.
Për të parandaluar ankthin gjatë natës, gjëja më e rëndësishme për të shmangur është shtrirja gjatë natës në shtrat dhe përpjekja të biesh në gjumë, njëkohësisht ky është edhe gabimi më i madh.
Është më mirë që të bësh aktivitete të tjera deri sa vërtetë ndiheni të përgjumur, edhe nëse kalon pothuajse gjithë nata.
Disa mënyra më efektive për të parandaluar ankthin gjatë natës janë:
Shmangni përdorimin e narkotikëve – Nëse e keni provuar dhe ndjerë lehtësim.
Megjithëse, qëllimi është për të tejkaluar ankthin e natës pa krijuar varësi nga droga.
Përveç kësaj, këto barna nuk do të kurojnë gjendjen, ato bëjnë vetëm përkohësisht lehtësimin e këtyre simptomave psikologjike.
Shmangni Kafeinën , nikotinën ose verërat, në mbrëmje – këto vetëm e e bëjnë më problematike gjendjen,
Shmangni zakonet e këqija- Asnjëherë mos shiko orën sikur nata po ikën dhe gjumi nuk është askund. Mos shkoni në gjumë shumë herët.
Para se të shkoni në gjumë shikoni diçka të këndshme në TV.
Dhe në fund nëse ankthi sa vjen dhe shtohet, kërkoni ndihmën e psikologut ose përdorni teknikat e
Terapisë Kognitive Biheviorale të cilat mund të ju ndihmojnë të gjeni strategji për t’a përballuar më lehtë këtë gjendje.