Mix
Dallimi mes kremerave BB, Cc dhe Dd
Krema BB (ang. Beauty balm) është shpikur nga dermatologia gjermane Dr. Christine Schrammek në vitin 1960.
Pothuajse të gjitha markat prodhuese të grimit kanë lansuar në treg Bb kremat për të zëvendësuar serumet, hidratuesit, bazën e grimit, sherkun dhe kremerat për mbrojtjen nga rrezet ultra violete.
Mund të përdoret i vetëm si hidratues dhe krem zbutës, mbi serum dhe bazë si sherk, nën pudër të thatë duke u bazuar në atë se sa doni të mbuloni shenja në fytyrën tuaj. Zakonisht përdoret për lëkurë normale dhe të thatë dhe nuk preferohet për lëkurë të yndyrshme dhe me tendencë për akne. Për rezultate më të mira përdorni Bb kremë që përmban glicerinë, niacinimide dhe Spf 15.
Krema Cc (ang. Complete corrections cream) ofron më shumë mbulesë të shenjave se kremat BB dhe gjithashtu ka efektin anti-rudha. Kremërat Cc në mënyre efektive mbulojne skuqjet dhe hiperpigmentimet.
Kërkoni kremin Cc me përmbajtje të Niacinimides dhe vitaminave B dhe E për ti dhënë lëkurës tuaj freski dhe pamje rinore. Poashtu, ka rëndesi t’a zgjedhni kremën me faktor mbrojtës nga dielli me më së paku 15 SPF.
Preferohet për lëkurë të yndyrshme dhe me tendencë për shfaqje të akneve.
Krema DD (ang. Daily defense) është ndërthurje e të gjithë përbërësve të BB dhe CC kremërave dhe plus ka përmbajtje anti-rudha që ndihmojnë në zbutjen dhe mbulimin e rrudhave të dukshme.transmeton Femrasot.com