Mix
Si t’i zgjeroni këpucët e ngushta?
Keni filluar t’i provoni kombinimin e veshjeve për të dalë në mbrëmje dhe papritur keni parë që këpucët tuaja të reja e të mrekullueshme ju shkaktojnë kallo…
Jeni të bindur se kur i keni blerë nuk ishin ashtu të shkurtra apo të ngushta, ndërkaq tash e kuptoni se do të jetë e vështirë të përballoni tërë mbrëmjen me ato këpucë. Nëse nuk keni kohë t’i dërgoni te këpucëtari, ja çka mund të bëni vetë:
Alkooli
Përzieni sasitë barabartë uji dhe alkooli dhe me atë tretje spërkatni brendësinë e këpucëve dhe fërkoni. Pastaj mbathni çorapë të trasha dhe rreth gjysmë ore shëtisni nëpër dhomë.
Tharësja e flokëve
Me tharëse flokësh ngrohni këpucën rreth një minute, derisa lëkura të zbutet, pastaj mbathni bashkë me çorapë të trasha dhe shëtisni nëpër shtëpi derisa këpucët të ftohen.
Kjo këshillë vlen vetëm për këpucët nga lëkura.
Frigoriferi me ngrirje të thellë
Në vend se t’i ngrohni, mund të zbatoni ftohjen. Qesen për grirje mbusheni me ujë, vini në këpucë dhe këpucët pastaj fusni në frigorifer. Uji do të shndërrohet në akulli dhe në
atë mënyrë do të zgjerohen këpucët.
Patatet
Patate të madhësisë mesatare qëroni dhe vini në këpucë, duhet të qëndrojnë tërë natën. Këpucët e ngushta në mëngjes do të jenë më të gjera dhe dukshëm më të këndshme për t’i mbathur.