Radar
“Kjo betejë do të fillojë së shpejti”, Evi Kokalari del me paralajmërimin e fortë
Aktivistja shqiptare-amerikano, Evi Kokalari, e cila i është bashkuar “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dalë me paralajmërimin e radhës. Ajo thotë se pasi të spastrojnë PD-më, do të fillojnë edhe spastrimin e elementëve Sorosian në media. Dhe se kjo betejë do të fillojë së shpejti.
Statusi
Kush është me mua në këtë pikë:
Sa të spastrojmë PD-në, do fillojmë spastrimin e elementëve Sorosian në media. Kjo do të bëhet duke sabotuar çdo firm që sponsorizon emisionet e tyre.
Kjo betejë do të filloj së shpejti.
Gati jeni?
Evi Kokalari është shprehur shpesh herë publikisht kundër Lulzim Bashës. Vetë Kokalari hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke deklaruar se ai e përjashtoi ish-kryeministrin, duke e shkëmbyer me mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA.