Radar
Xhelal Mziu: Mbarova universitetin me 10-ta, kam doktoraturë
Politikani Xhelal Mziu ka komentuar për herë të parë deklaratat e atyre që e quajnë si një njeri “të pa shkollë”. Ish kryetari i Bashkisë Kamëz, i është kundërpërgjigjur për herë të parë këtyre zërave, duke thënë se universitetin e ka mbaruar me 10-ta, po ashtu ka dhe doktoraturë. Ai ka reaguar së fundmi në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora për keqkuptime sa i takojnë atij si politikan dhe individ.
Çfarë kanë keqkuptuar më tepër njerëzit tek ty?
“Ajo që më ka zhgënjyer tek njerëzit, është se më konsiderojnë si njeri pa shkollë, një njeri jo produktiv. Me këtë rast dua të jap disa fakte. Nuk dua të merrem vetëm me arsimin e lartë që e kam mbaruar me të gjitha 10-a, apo doktoraturën, apo që jam në prag të mbrojtjes së titullit ‘Asistent Profesor”.
Pjesën e plagjiaturës, sqaroje, se ajo është përhapur si teori
“Di të them që kam bërë një studim rasti, për investimet në Bashkinë e Kamzës dhe është studimi më i mirë që është bërë”.