Mix
“Qesha me lot kur..”, Rudina Dembacaj ironi me trekëndëshin Donald-Bora-Beatrix!
Donaldi i kishte treguar Borës se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Edhe takimi I tyre në BBV dhe varësja që i dërgoi për të kujtuar datën e lidhjes së tyre, lanë të gjitha të kuptohej se marrëdhënia e dyshes së ndarë mund të kishte një fillim të ri.
Por gjithcka ndryshoi pas afrimit të tij me Beatrix.
Pati shumë reagime ndaj puthjes së tyre, e një prej tyre ishte ai i Rudina Dembacajt.
“Çmendim ke për Donaldin+Bora+Beatrix? Jo për gjë por po zien instagrami”, i shkruan një ndjekës dhe ajo përgjigjet: “Në fakt, qesha shumë, kur ca njerëz bënin ‘moral’ kundër Donaldit, ndërkohë që unë i njoh nga afër e s’kanë lënë gjë… qesha me lot. Bora yll, Trixa yll, Donaldi është gjithashtu super djalë, e njoh që 19 vjeç. Ku di unë tani!”.