Kryesore
Pse Berisha e quan peng Basha ?
“Jo vetëm dosjet ‘Muzin’ dhe ‘Toyota Yaris’”, Berisha e akuzon nga Bilishti: Basha i përfshirë në projektin e Portit të Durrësit
Lideri historik i PD Sali Berisha ka ngritur akuza të forta këtë të premte nga Bilishti për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin tha përveç dosjeve “Toyota Yaris” dhe “Muzin”, ka dhe dosje të tjera që do të zbulohen në vijim.
Nga Foltorja e qytetit verilindor, Sali Berisha e akuzoi Bashën se është i përfshirë në projektin e ndërtimit të Portit të ri të Durrësit, që do të ndërtohet nga kompania EMAAR group, një investim i Emirateve Arabe.
Ish-lideri historik i PD-së garantoi demokratët se, ky projekt nuk do të realizohet kurrë sa të jetë PD-ja.
“Opozita dhe PD kanë dështuar në çdo nisëm që kanë marrë që nga viti 2013 deri më sot, përveç në ligjin e dekriminalizmit. Kanë dështuar në çdo protestë, në çdo premtim që kanë bërë. Por mbi të gjitha kanë dështuar të sjellin rotacionin e pushtetit.
Nisi çadrën për të mbrojtur votën dhe përfundoi në qeveri për të dorëzuar votën. Ne sot vijmë kokëulur para shqiptarëve, sepse kemi dorëzuar 4 zgjedhje. Një njeri pa integritet, me zero civilitet, nuk kupton se pas 4 humbjesh duihet të kishte dhënë 4 herë dorëheqjen. Edhe sot nuk jep dorëheqjen. Çdo ditë po del gjithnjë më shumë në pah, se kryetari është marrë peng nga qeveria dhe të tjerë.
Unë në fillim e quajta peng-Basha. Ju garantoj se kurrë nuk e etiketoja pa patur bindje absolute se ai i tille ishte dhe faktet po dëshmojnë çdo ditë më shumë vetëm ktë. Kreu i opozitës me dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Kam denoncuar dhe i kam kërkuar para jush të japë shpjegime për Toyota Yaris dhe dosjen Muzin. E garantoj se me radhë do dalin dosje të tjera. E garantoj këtu se projekti i emirateve të EMAAR në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë Partia Demokratike”, tha Berisha.