Lidhu me ne

Mix

Ushqimet që ndihmojnë në përmirësimin e shikimit

Një dietë e shëndetshme siguron lëndë ushqyese thelbësore, që ndihmojnë të mbani sytë tuaj të shëndetshëm. Për shembull, është e njohur se vitamina A është thelbësore për shikimin dhe mungesa e saj mund të sjellë pasoja.

Studimet e fundit kanë treguar po ash- tu se vitamina C, vitamina E, betakaroten dhe lutein mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të degjenerimit makular të përparuar, të lidhura me moshën, një shkak kryesor i verbërisë tek të moshuarit. Sakaq, acidet yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga degjenerimi i retinës.

Sigurisht, është e rëndësishme të theksohet se studiuesit për- dorën sasi të mëdha të lëndëve ushqyese në këto studime – të ngjashme me ato që mund të gjeni në shtesa dietike të formuluara posaçërisht. Ushqimet e mëposhtme janë të larta në një ose më shumë nga këto lëndë ushqyese që mbrojnë sytë.

Karotat

Konsumoni sa më shumë karota, pasi ato sigurojnë vitaminën A dhe pararendësin e saj, beta-carotene. Vitamina A është thelbë- sore për shikimin, sepse është e nevojshme për të formuar rodopsin, e cila është një pro- teinë që thith dritën në retinë. Vitamina A është gjithashtu e nevojshme për funksion- imin normal të korneas dhe membranave që rrethojnë sytë tuaj.

Karotat janë gjithashtu të pasura me kalium dhe fibra, ndërsa janë të ulëta në kalori dhe thuajse pa yndyrë.

Portokalle

Portokajtë janë të mirë për shikimin tuaj, sepse janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, e cila u përdor në Studimin e Sëmundjeve të Syrit të lidhur me moshën. Vitamina C është gjithashtu një antioksidant dhe trupi jonë ka nevojë për të. Portokajtë do të bëjnë më shumë sesa t’i mbajnë sytë tuaj të shën- Kush ka sy të thatë dhe të ndjeshëm, duhet të evitojë përdorimin e lenteve të kontaktit, sepse ato përkeqësojnë gjendjen e syrit. Këto këshil- la mund t’i merrni shumë mirë te mjeku juaj.

Çdo person, i cili vendos të mbajë lente kon- takti, duhet të këshillohet me mjekun për të bërë një minipraktikë mbi mënyrën dhe për- dorimin e tyre. detshëm, sepse ata përmbajnë gjithashtu ka- lium, fibra, kalcium dhe folate.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë po ashtu të mbushura me vitaminë C, kështu që mund të ndihmojnë për të mbrojtur sytë tuaj nga sëmundjet e lidhura me moshën. Luleshtrydhet janë të pasura edhe me folate (një vitaminë B) dhe fibra.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A, beta-karoten, kalium dhe fibra, ashtu si karotat, kështu që janë gjithashtu të mira për shëndetin e syve tuaj.

spinaq_konica.al

Spinaqi

Spinaqi është i lidhur me shëndetin e syve, sepse përmban luteinë, e cila lidhet me vita- minën A. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që hanë perime me gjethe jeshile të pasura me lutein mund të kenë një rrezik të zvogëluar të degjenerimit makular. Spinaqi ju jep hekur, vitaminë K dhe folate, dhe është shumë i ulët në kalori.

Arrat

Arrat janë të mira për sytë tuaj, sepse ato përmbajnë vitaminë E dhe një sasi të kon- siderueshme të acidit alfa-linolenik, i cili është versioni bimor i acidit yndyror omega-3. Ar- rat janë gjithashtu të pasura me zink dhe minerale të tjera, plus disa vitamina komple- kse B.

Salmoni

Salmoni është i mirë për sytë e shëndet- shëm, sepse përmban sasi të konsiderueshme të acidit yndyror omega-3 — më shumë se çdo lloj tjetër peshku apo pridhime deti. Stu- dimet tregojnë se njerëzit që kanë një kon- sum më të madh të këtyre acideve yndyrore, mund të kenë më pak të ngjarë të vuajnë nga sytë e thatë.

MË TEPËR

Sport1 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook