Lidhu me ne

Mix

Si parandalohet osteoporoza?

Nëse janë prezente disa nga faktorët e rriskut të përmendur më lart, duhet të ndërmerren disa masa për të parandaluar riskun për osteoporozë dhe fraktura. Disa nga masat janë:

osteoporoza

Ushqehu shëndetshëm – duhet kosumuar mjaft fruta dhe perime. Studimet kanë treguar se nëpërmjet ushqyerjes me një dietë të ekuilibruar, të pasur në fruta dhe perime, mund të sigurohen mjaft element ushqyes të nevojshëm për kocka të shëndetshme. Ekspertët rekomandojnë multivitamina ose suplementë të tjerë për njerëzit të cilët nuk marrin mjaftueshëm minerale dhe vitamina nga ushqimet. Kjo përfshin njerëzit që kanë çrregullime gastrointestinale që kanë probleme me thithjen e vitaminave dhe mineraleve në organizmin e tyre. Marrja e tepruar e natriumit, proteinave dhe kafeinës mund të shkaktojë humbje të kalciumit, prandaj është e rëndësishme për shëndetin e kockave që marrja e tyre mos të jëtë mbi normat

Përfshi kalciumin në dietë – moshat mbi 50 vjeç, kanë nevojë për 1200 mg kalçium çdo ditë. Marrja e ushqimeve të pasura me kalcium është esenciale për përmirësimin e shëndetit të kockave duke filluar që në fëmijëri ose adoleshencë. Ushqimet e pasura me kalçium janë: qumështi e nënproduktet e tij (kos, djath), peshku e produktet e tjera të detit, fasulet, brokoli dhe zarzavatet e tjera si dhe frutat e thata (fiq, fara luledielli, etj). Preferohet që kalciumi të merret me ushqimin e përditshëm, por ndonjëherë është e nevojshme marrja e tij në formë suplementi.

Merr mjaftueshëm vitaminën D – një sasi e mjaftueshme vitamine D është shumë e rëndësishme për kocka të shëndetëshme mbasi kalciumi nuk përthithet lehtë nga organizmi pa ndihmën e vitaminës D. Burimi kryesor i kësaj vitamine është drita e diellit. Burim i rëndësishëm për vitaminën D është dhe ushqimi, ku qumështi e peshku janë më të pasur.

Rekomandohet që të gjithë njerëzit mbi moshën 50 vjeç të konsumojnë 500 mL (2 gota/filxhan çaji) qumësht çdo ditë, për të plotësuar nevojat ditore të saj. Njerëzit të cilët nuk pinë qumësht dhe ata mbi 50 vjeç, kanë nevojë për të marrë një suplement ditor të vitaminës D prej 400 UI, sigurisht nën këshillat e mjekut. Kjo është e nevojshme sidomos gjatë perudhës së dimrit kur dielli nuk është i mjaftueshëm për të prodhuar vitaminën D. Kapaciteti i lëkurës për të prodhuar vitaminën D gjithashtu reduktohet me kalimin e moshës.

Ji aktiv çdo ditë – kockat bëhen më të forta me rritjen e aktivitetit fizik. Përfshirja e aktivitetit fizik në rutinën e përditshme përbën një nga hapat më të rëndësishëm të parandalimit të osteoporozës dhe parandalon frakturat. Këshillohet që të kryeni rregullisht të paktën 30 minuta ushtrime në ditë për të shmangur problemet me osteoporozën. Ecni në ajër të pastër, vallëzoni, bëni vrap, ecje, aerobi, volejboll, basketboll, tenis, etj. Alternojini këto me njëra tjetrën.

Mos pi duhan – Pirja e duhanit vështirëson absorbimin e kalciumit, shpejton rënien e densitetit kockor dhe favorizon frakturat. Nuk është asnjëherë vonë të përfitosh nga lënia e duhanit.

Parandalo rrëzimet – nëse jeni diagnostikuar me osteoporozë ose keni disa nga faktorët e riskut, parandalimi i rrëzimeve është veçanërisht i rëndësishëm. Mbaj këpucë që të japin suport në ecje.

Ki kujdes gjatë ecjes, kontrollo rrugën kur kalon në trotuare, dysheme. Mos nxito kur kryen veprime. Zvogëlo rrezikun e aksidenteve në shtëpi duke e bërë atë të sigurt.

MË TEPËR

Aktualitet1 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar2 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix2 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix3 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore4 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Facebook