Lidhu me ne

Radar

Frrok Çupi urdhëron SPAK-un të arrestojë Berishën në 8 dhjetor!

Frrok Çupi urdhëron SPAK-un të arrestojë Berishën

Analisti fort i njohur shqiptar, zotni Frrok Çupi, lajmëtar i gjithë të këqijave që do t’i ndodhin Sali Berishës, u ngrit sot që pa gdhirë dhe njoftoi se disponon informacione sekrete, që ish kryeministri Sali Berisha do të arrestohet nga SPAK, tri ditë përpara Kuvendit të 11 dhjetorit, pra fiks në datën tetë.

Këtë deklaratë, Frrok Çupi e bëri në prezencën e gazetarit të shquar Roland Qafoku dhe të një gazetareje edhe më të shquar, të Top News. 

Sipas Frrokut, data tetë dhjetor e gjen Sali Berishën në burg dhe në këtë mënyrë, i vetmi Kuvend demokratik, që mbetet në këmbë, është Kuvendi i Lulit, në datën 18 dhjetor. 

Pas deklaratës së Frrok Çupit për arrestimin e Sali Berishës dhe për rrjedhojë asgjësimin e tij politik, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, që e mban vulën e Lulit gjithmonë me vete, vulosi shpalljen e Frrok Çupit si delegat të datës 18 dhjetor, duke përdorur si arsyetim faktin, që Frrok Çupi, ka qenë kryeredaktori i parë i gazetës “Rilindja Demokratike” dhe i takon ky privilegj, me statutin e Lulit.

Nënvizojmë që arrestime të tilla, bënte me shumicë Enver Hoxha 50 vjet më parë, por asnjëherë nuk e lajmëronte arrestimin para kohe. 

Duke mos patur fuqi të tjera shpjeguese, ju lutemi lexoni vetë urdhërin e Frrok Çupit, mbi arrestimin e Sali Berishës, rreth datës tetë dhjetor! 

/TPZ.al/ Tej e Këtej/ 

Deklarata e Frrok Çupit

Më 11, nëse Berisha është jashtë, nëse nuk është i ftuar nga SPAK, më 11 do të ndodhë lloji i tortës që bën Berisha.

Besoj se nga data 8 dhjetor Sali Berisha do të jetë në burg, por megjithatë presim… Mua më pyetët si një vëzhgues, si një studiues i politikës dhe si një njeri që informohet. Profesioni më ka mësuar të mos flas pa informacion.

Nëse do të ndodhë që Berisha do jetë i lirë dhe të mbledhë njerëzit, sigurisht që do t’i mbajë në këmbë, e do ti mbajë njerëzit e do t’i thotë se shiko se ne fituam, por nuk na e pranuan. Kështu e ka shtyrë gjithë jetën Berisha. Bëri një ligj përçarës për pronat, nuk u trajtuan njerëzit e persekutuar gjatë komunizmit dhe u lanë në mes të rrugës, u lanë në mes të rrugës intelektualët.

Kuvendi i 11 dhjetorit është njësoj si piramidat financiare, njerëzit do të vuajnë, e do ti thonë atij se të kam dhënë dy groshë, mi kthe tani, më ke thënë se do të bëhem ministër e tani s’më bëre…”. 

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook