Radar
“Pengu po josh demokratët me poste në qeverinë e Ramës”/ Berisha: Futuni si tradhtarë në qeveri, por do t’ju përmbysim!
Foto ilustrim: Lulzim Basha, Edi Rama, Sali Berisha
Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë Foltores në Tropojë, ka bërë një deklaratë të fortë, lidhur me përpjekjet e Lulzim Bashës, për të siguruar firmat për Kuvendin e tij.
Berisha tha se “pengu”, pra Lulzim Basha, po josh demokratët duke u ofruar poste drejtorësh dhe zv ministrash, në qeverinë e Edi Ramës, në mënyrë që të mbledhë firma dhe mbështetje për Kuvedin e datës 18, të cilin Basha e quan legjitim.
“Peng kryetari na çoi nga dështimi në dështim. Një kampion humbjesh dhe dështimi. Ai defaktorizoi PD-në, e çoi para alternativës, të jetë apo mos jetë.
Dy ditët e fundit, peng kryetari, me një grusht vasalësh, po përpiqen të mbledhin firma duke ofruar poste drejtorësh, zv ministrash,në kabinetin e Edi Ramës.
Le t’ju themi, futuni në qeveri si tradhtarë, por do t’ju përmbysim në një kohë sa më të shkurtër!
Jemi në prag të një ngjarje historike, të pashembullt në historinë e një vendi, të rithemelimit të Partisë Demokratike, me firmat e anëtarëe të saj, sepse udhëheqja është marrë peng i shumëfishtë.
Rithemelimi i pluralizmit, sepse pa PD të fortë, nuk ka pluralizëm në Shqipëri. Ky është 11 dhjetori!