Radar
Basha në ABC: Një kryetar duhet të japë dorëheqjen nëse humb një palë zgjedhje të lira
Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se që një kryetar të japë dorëheqjen duhet të humbë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë pikë Basha deklaroi se zgjedhjet nga të cilat PD mbeti në opozitë nuk kanë qenë në kushtet e barazisë. Ai u shpreh se një kryetar që ka dhënë dorëheqjen nuk duhet të futet më në garë për postin e kreut të partisë, ndërsa shtoi se dorëheqja në kushtet ku është ai sot, do kishte qenë akt burracak.