Radar
Basha si papagall / Del në intervistë me pyetje të gatshme dhe përsërit të njëjtat gjëra
Kreu ende në detyrë i PD Lulzim Basha foli edhe sot. Doli në studion e ABC News dhe reagoi, për krizën në PD, përjashtimin e Berishës pas vendimit të DASH, përplasjet me Ilir Metën, per betejen e tij me Edi Ramën. Këto ishin temat që diskutoi përballë gazetares, ku doli dhe vetëm foli si papagall.
Luli shkoi në studio me pyetje të përgatitura nga zyra e shtypit të PD ku dha një intervistë pa asnjë gjë thelbësore. Përsërit çdo gjë si një papagall, pa nxjerrë asnjë lajm në intersin real të demokratëve, por flet vetëm për ato që do vetë.
E paaftësia e tij është vënë gjithmonë në pikëpyetje, por kjo gjë po vihet çdo ditë e më shumë në dukje. Ku pasi zaptoi çdo televizion, deri tek më periferiku me intervista të gatshme nga zyra e tij në PD, tashmë të njëjtën metodë po ndjek nëpër studiot televizive. Pak ditë më parë, Basha ishte i ftuar në Top Channel, televizionin që është në ortakëri me inceneratorët, ku qartazi u kuptua që shkoi me pyetje të gatshme dhe me një panel gazetarësh të porositur mirë. E njëjta gjë ndodhi dhe sot. Një intervistë e dalë nga zyrat e propagandës në PD, me të njëjtat fjalë dhe një aktor si papagall që përsërit veten në çdo dalje, por pa nxjerrë asnjë gjë thelbësore.