Radar
Nipi i Adem Jasharit, Bashkim Jashari, emërohet në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Bashkim Jashari, nipi i Adem Jasharit, është emëruar komandant i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës. E pranishme në ceremoni ka qenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të zyrës së Presidencës, emërimi i Bashkim Jasharit u bë pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe sugjerimit të kryeministrit Albin Kurti.
Osmani ka liruar nga detyra komandantin e deritashëm, Rrahman Rama, i cili thuhet se ka dhënë dorëheqjen nga posti. Më herët, Bashkim Jashari ka qenë shef i Inspektoratit të FSK-së.