Lidhu me ne

Radar

“Ndërrimin e bravave nuk e kisha imagjinuar kurrë”, Luan Baçi: 90% e delegatëve të Fierit mbështesin Berishën

“Ndërrimin e bravave nuk e kisha imagjinuar kurrë”,

Deputeti i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se nuk e priste që të ndërroheshin bravat e zyrave lokale të partisë pasi ai u shfaq hapur krahë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Baçi u shpreh se arsyeja e ndërrimit të bravave ishte pasi foltorja e Berishës në Fier pati një pjesëmarrje të madhe dhe shkaktoi një efekt domino.

“Ndërrimi i bravave është e vërtetë, i çuditshëm për tu besuar dhe kurrë nuk e kisha imagjinuar. Por Basha dhe ata që gjenden aty tashmë të gjendur para një fakti shumë të fortë për degën e Fierit. Duke dashur të ndikojë sa më shumë të dega e Fierit, duke e ditur se 90% e tyre kanë firmosur për kuvendin e 11 dhjetorit, duke u ndodhur në këtë fakt dha urdhrin që kryesia e degës të mblidhej brenda 5 ditëve.

Foltorja e Berishës pati pjesëmarrje dhe efekt domino dhe ai nuk mund ta falte një gjë të tillë. Pas 2-3 bisedave me mua duke kërkuar që të zgjidhja diçka të tillë, i thash se nuk mund të bëja diçka të tillë sepse askush nuk e pranonte nga anëtarët. I kam thënë nëse më ke quajtur të suksesshëm në 8 vite është sepse merrja vendimin e shumicës drejtuese dhe ky veprim nuk mund të zbatohet. Kapnin një nga një anëtarët e kryesisë dhe presion duke i takuar dhe ftuar për kafe.

Nuk i është përgjigjur asnjë nga 50 kryetarët e grupseksioneve. Nuk mund të pushojë, me letër mund të bëjë por ato s’kanë asnjë vlerë. Ka rreth 20 ditë në Fier që bërë përjashtimin tim, por ne vazhdojmë aktivitetin çdo ditë. Dega e Fierit funksionon shumë më mirë tani se kanë dhe mllefin tani që erdhën dhe i mbyllën zyrën. Dikush m tha se më quanin “Të përkëdhelurin e Bashës” dhe nuk e kishte besuar.”, u shpreh Baçi.
Lidhur me deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi se firmat e mbledhura në Fier janë më shumë se vetë delegatë, deputeti i PD-së Fier, Luan Baçi u shpreh në MCN TV se janë 227 kryetarë grupseksionesh dhe në total 640 delegatë, prej të cilëve kanë firmosur 90%.

“Para dy ditësh Bardhi tha se Fieri ka 480 delegatë dhe kanë firmosu 500 dhe këtë e quante tallje. Por unë do të dal në një deklaratë për mediat do të shpjegojë pse nr i delegatëve tanë është kaq i madh. Në Fier janë 227 kryetar grupseksioneve. Sekretarët e seksioneve janë mbi 50. Vetë Gaz Bardhi të vinte në listë për delegatë të gjithë sekretarët e seksioneve për arsye se kishin frikë të pjesëmarrjes së vogël në Kuvend dhe kishin merak. Unë disponoj email që përbëhet prej 640 delegatë. Do ta kem me vete në Tiranë dhe ai është i miratuar.

Më vjen keq për kolegët e mi aty të PDSH që vazhdojnë me këtë lojën dhe e kuptueshme nga demokratët. Nuk mund të bëhet një kuvend në 18 dhjetor, kuvendi me demokratët aktiv do të mbahet në 11 dhjetor dhe do të jetë me 5000 delegatë.

Të jeni të sigurt që janë të përgjegjshëm për veprimet që kryejnë. Kanë qenë ata që më “kanë detyruar” për këtë mbështetje të 11 dhjetorit. Nuk do të arrija ti bëja të gjithë bashkë siç janë bërë dhe kjo s’është vetëm në Fier. Edhe në degët e tjera është e njëjta situatë dhe në Mallakastër, Lushnje, Divjakë.

Kam patur komunikim me Bashën në telefon, më ka marrë kur dola para zyrave të PD. Pata njoftim 2-3 ditë më parë duke dashur të shmang ndonjë konflikt të mundshëm. Thirra mediat dhe thashë dy fjalë për ndërrimin e bravave. Para kësaj më telefonoi Basha pasi kishte marrë njoftim se do të kishte njerëz që do të vinin në zyrë. Fjalë që ishin turp për një drejtues. Kur mori në telefon dhe ishte me 2-3 veta të tjerë dhe ishte komunikim joetik për një drejtues të lartë.

De Facto Basha është i shkarkuar duke parë sa pjesë të strukturave janë kundër tij. Por vazhdon duke thënë se ka vulën dhe godinën dhe vazhdon.”, u shpreh Baçi.

MË TEPËR

Mix1 min më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore1 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Facebook