Lidhu me ne

Kryesore

Berisha flet për gazetarin e njohur amerikan: Yuri Kim është kthyer në një anëtare partie në PS

Berisha flet për gazetarin e njohur amerikan: Yuri Kim është

Ish-lideri demokrat, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetarin e njohur amerikan, L. Todd Wood, në emisionin e tij “Information Operation’ në CDMedia.

Në këtë intervistë, Berisha ka hedhur akuza ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim duke e akuzuar se ndërhyn në problemet e brendshme partiake dhe se po kërcënon anëtarët e partisë duke u thënë që nuk do t’u japim viza.

Po ashtu, Berisha insiston se deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, provoi bindjen e tij se pas vendimit për shpalljen “non grata”nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetin Antony Blinken qëndron Kryeministri Edi Rama dhe multimiliarderi George Soros.

Intervista e plotë:

Kam lexuar një artikull se para disa vitesh, ju keni vënë re diçka interesante te Sorosi. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, shumë njerëz e shohin Sorosin si promotor të demokracisë, të shoqërisë së hapur, por ju patë diçka ndryshe tek ai qysh në krye të herës. A mund t’ia thoni këtë publikut? Cili ka qenë ndërveprimi juaj me Sorosin.

Është e vërtetë. Kur dolëm nga epoka e errësirës, një aspekt që mungonte në Shqipëri ishte shoqëria civile. Ne kishim shoqëri civile në diktaturë, por që kontrollohej tërësisht nga qeveria dhe partia. Kështu që unë e mirëprita George Sorosin, duke pasur në konsideratë rëndësinë jetësore të shoqërisë civile. Ai sponsorizoi shoqëritë civile në Shqipëri.

E vlerësova, por pas disa vitesh kuptova se ai vepronte tërësisht në mënyrë të njëanshme. Ai ndërtoi një rrjet të shoqërisë civile dhe e vendosi tërësisht nën ombrellën e Partisë Socialiste. Ne u kthyem në një sistem monist. Për këtë arsye, unë u mërzita nga veprimet e tij. Kalova në opozitë. Nga viti 2005-2013 isha kryeministër i vendit. U largova dhe hoqa dorë nga çdo rol drejtues dhe nga çdo kompetencë ekzekutive në 2013. Por çfarë ndodhi, z. Wood.

FSHH- Shqipëri hartoi planin strategjik pa e publikuar atë. Ai u publikua nëpërmjet kanaleve jozyrtare të botimeve dhe jo nga FSHH- Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Në planin strategjik 2013-2017, FSHH, Shqipëri e vendosi në përparësitë e veta ndryshimet kushtetuese, reformën e gjyqësorit dhe reformën zgjedhore. Në fillim të vitit 2014, FSHH organizoi tavolina të rrumbullakëta për reformën e gjyqësorit dhe ndryshimet kushtetuese nën drejtimin e FSHH-së. Përveç kësaj, krijoi edhe trurin e reformës së gjyqësorit me ekspertë që kishin lidhje me FSHH-në. Asnjëri prej tyre nuk përfaqësonte opozitën. FSHH mori përsipër të organizonte edhe sondazhet e opinioneve. Në fakt, u zbulua së shpejti se ato ishin shumë ndryshe nga sondazhet e zhvillua më parë. Ato u përdorën për qëllime propagandistike për të mbështetur trurin e reformës, çka funksionoi.

U hartuan ligje dhe u paraqit para komisioneve parlamentare të dominuara tërësisht nga shumica. Si opozitë, ne morëm pjesë në proces, por me një kusht. Kushti ishte që të gjitha draftet e reformës t’i dërgoheshin Komisionit të Venecias, që është një autoritet ndërkombëtar për legjislacionin. Komisioni shqyrtoi draftin, kundërshtoi 38 nene nga 62, sepse që të gjitha tregonin sesi gjyqësori do të shndërrohej në një degë të ekzekutivit në Shqipëri.

Pra, ju po thoni se Fondacioni ‘Shoqëri e Hapur’ po ndryshonte në mënyrë të njëanshme strukturën qeverisëse të Shqipërisë që pas rënies së komunizmit.

Pikërisht. Më lejoni të sqaroj se kryeministri aktual është mik i ngushtë i Sorosit.

Pra, e keni fjalën për Edi Ramën.

Edi Rama ka qenë i ftuar në dasmën e Sorosit. Janë miq të ngushtë. Komiteti parlamentar e dërgoi draftin në Komisioni i Venecias dhe ky i fundit e rrëzoi si të papajtueshëm me parimet ndërkombëtare të gjyqësorit. Hartuan draftin e dytë, pa opozitën. Komisioni i Venecias e rrëzoi përsëri dhe në fund, u detyruam të uleshim së bashku. I mbajtëm rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe me ndihmën e aktorëve të ndryshëm ndërkombëtare u bënë ndryshimet dhe u votua paketa kushtetuese e ndryshuare gjyqësorit në korrik 2016. Ajo mbështetej në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Por çfarë ndodhi pas kësaj?

Qeveria dhe truri i reformës e braktisën konsensusin. Konsensusi ishte që të votonim së bashku për ndryshimet kushtetuese dhe ligjin organik të gjyqësorit. Ata nuk lejuan votimin e ligjeve organike, kthyen në to të gjitha nenet që i hoqi Komisioni i Venecias dhe opozita. Instaluan në ligj një mekanizëm për të kapur drejtësinë. Rezultati final ishte: së pari, të gjitha institucionet drejtuese të gjyqësorit kanë si drejtues të tyre ministra socialistë, vëllezërit dhe kunetërit e tyre, ish-prokurorë të diktaturës së Enver Hoxhës, ish-anëtarë të policisë sekrete, ish-ministra të Partisë Socialistë, që të gjithë në shkelje të kushtetutës.

Pra, në vend që të ndërtonte një shoqëri të hapur, Sorosi po instalonte sistemin komunist në gjyqësor.  Dhe po bënte çmos për ta kthyer gjyqësorin në Shqipëri në një degë të ekzekutivit të ish-Partisë Komuniste.

Duket njësoj si ajo që po ndodh në SHBA.

Do t’ju tregoj në analizë të botuar në Slloveni me detaje për zhvillimet dramatike të gjyqësorit. E përdorën procesin e vetingut, që ishte një gjueti shtrigash për të përjashtuar nga gjyqësori që të gjithë gjyqtarët, për të cilët kishin dyshime në bindjet politike. Madje, përdorën edhe diskriminim ndaj origjinës dhe fesë në këtë proces. Po ua ilustroj me një shembull: me ndërhyrjen e mafias së Sorosit, Departamenti i Shtetit shpalli si një ndër dhjetë kampionët e botës nën luftën kundër korrupsionit Ardian Dvoranin. Ardian Dvorani është një gjyqtar i cili në procesin e vetingut rezultoi se kishte shkelur ligje dhe kishte krijuar pasurinë në mënyrë të paligjshme. Për shembull: Dvorani nuk kishte deklaruar 82.000 euro, por u pranua se kishte harruar ta deklaronte këtë shumë, ndërkohë që të tjerë janë përjashtuar edhe për 8.000 euro. Ardian Dvorani kur ishte anëtar i Bordit të Albtelecom, paguhej nga Albtelecom. I paguhej gjysma e apartamentit. Më vonë, e shpërbleu Albtelecom-in si gjyqtar i Gjykatës së Lartë me 9 vendime në shkelje të plotë të interesit ndaj agjencisë shtetërore. Ky njeri u shpall para 2 vitesh si kampion i luftës kundër korrupsionit. Në fakt, bazuar në ligjin shqiptar, vendi i tij është para gjyqit që të mbajë përgjegjësi për çka ka bërë. Çfarë ndodhi më pas? Pasi shkatërruan kushtetutën dhe Gjykatën e Lartë me anë të procesit të vetingut nga lart-poshtë, ndërkohë që ne insistuam për një proces nga poshtë-lart, ata krijuan një vakum të tmerrshëm. Sot, më shumë se 100.000 beteja ligjore pritet të shqyrtohen. Do të duhen gati 20 vjet të trajtohen. Asnjë qytetar shqiptar nuk ka më mundësi të gëzojë të drejtën themelore për një proces të drejtë gjyqësor. Delina Fico, ortakja e afërt e Sorosit, drejtoresha e Institutit ‘Lindje-Perëndim’ tani është përgjegjëse për hartimin e çështjeve për Gjykatën e Lartë, çka është në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve organike që parashikojnë se ky proces duhet të bëhet nga këshilltarët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe personel i kualifikuar. Cilët janë personat që ka rekrutuar Delina Fico? Delina Fico është bashkëshortja e ministrit të brendshëm dhe ish-gruaja e Edi Ramës. Ajo nuk ka asnjë kompetencë. Pra, po jepen miliona pa asnjë konkurs. Kush bën pjesë në stafin e saj? Janë të gjithë të rinj socialistë të rekrutuar nga grupi rinor socialist dhe tani i shërbejnë institutit ‘Lindje-Perëndim’ dhe merren me dosjet e gjyqësorit. Ky është kolaps i vërtetë.

Pra, marrin njerëz të korruptuar që u kanë vjedhur para shqiptarëve. Godasin armiqtë e tyre dhe i mbajnë jashtë gjyqësorit.

Po, është pikërisht kështu. Të marrim si shembull tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë: Sadushi, Pupo, Pando. Të tre është e sigurt që kanë legjitimuar pasurinë dhe pronat e tyre. Vetingu i tyre nuk është bërë i njohur për publikun, por është mbajtur i fshehtë. Këta gjyqtarë mbahen peng nga kryeministri që të vendosë si të dojë ai. Duke parë këtë panoramë, unë kam kundërshtuar fuqishëm dhe kam kritikuar Sorosin dhe kam kërkuar publikisht që ai të shpallet ‘persona non-grata’. Në 2017 i kërkova Kongresit Amerikan, Parlamentit Evropian të hartonte ligje që ndalonin aktivitetin politik të Sorosit të ushtrohej jashtë SHBA-së. Mendoni sikur miliarderë si Elon Musk, Jeff Bezos, Tim Cook të vendosin të blinin demokracitë në vendet e brishta e në zhvillim. Çfarë do të mbetej nga demokracia e tyre? Asgjë. Pikërisht për këtë arsye unë kërkoj të ndalohet aktiviteti i tij politik të paktën në vendet ish-komuniste, ose jashtë SHBA-së.

Në thelb, është një krim i organizuar. Për këtë bëhet fjalë. Është një sindikatë e krimit të organizuar.

Po të dëgjoni analistët e mediave ndërkombëtare, Shqipëri është bërë i pari dhe i vetmi narko-shtet në Evropë. Është një protektorat i krimit lidhjet e të cilit shkojnë drejtpërdrejtë deri te kryeministri. Përveç kësaj, kontradikta ime me Sorosin lidhej me politikën e tij të jashtme në Ballkan. Sorosi ka politikën e vet të jashtme. Ai nxiti ndryshimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës, duke hapur kështu Kutinë e Pandorës dhe duke shfrytëzuar projektet e vjetra të Millosheviçit për të bërë këtë ndryshim. Unë e kam kundërshtuar fuqishëm.

Më lejoni të sqaroj për publikun. Ai rihapi konfliktin e luftërave të Ballkanit në vitet ’90. Hapi urrejtjet e vjetra. A jam i saktë.

Ruajtja e këtyre kufijve në rajon është thelbësore, sepse kufijtë në këtë rajon të brishtë mund të përvijohen në mënyra të ndryshme. SHBA ka qenë kontribuues kryesorë për të kufizuar konfliktet dhe për të ruajtur kufijtë në këtë rajon. Ideja për të ndryshuar kufijtë midis Kosovës dhe Serbisë hapën Kutinë e Pandorës. Ne kemi pasur edhe rajone të tjera të tilla. Së dyti, Sorosi promovon shoqërinë e hapur, por në këtë rast, po punonte për kufij të pastër etnikë. Kjo ishte tërësisht çnjerëzore në konceptimin tim. Kështu që unë e kundërshtova me forcë këtë koncept. Sorosi kishte lobuar pranë Departamentit të Shtetit dhe më lart. Donin të më rendisnin në listën e zezë si komplotist kundër politikës së jashtme të SHBA-së, por unë nuk jam komplotist. Unë kam ruajtur atë marrëdhënie që kam pasur edhe kur isha kryeministër. Ata nuk ia dolën dot mbanë. Nuk guxuan të shkojnë deri te Sekretari Mike Pompeo dhe t’i kërkojnë firmën. Kur ndryshoi pushteti, e kthyen nga ‘komplot’ në ‘korrupsion’ dhe më ndaluan mua dhe fëmijët e mi të hyj në SHBA me anë të një vendimi të bazuar tërësisht në falsitet, përgojim dhe shpifje.

Pra, më lejoni t’ia shpjegoj publikut. Juve ju futën në listën e zezë dhe ju ndaluan të hyni në SHBA duke ju quajtur armik të SHBA-së dhe kriminel. Dhe kjo u bë nga DSH që drejtohet nga Anthony Blinken, i cili ka lidhje me Sorosin. Saktë?

Kur lexova mesazhin në Tëitter të Sekretarit Blinken, që thoshte se kisha kryer korrupsion në shkallë të lartë dhe kisha minuar demokracinë, u habita jashtë mase. Reagova, sigurisht. I shkrova një letër dhe shpjegova se kjo ishte vepër e George Sorosit, e veglës së korruptuar të Sorosit, Edi Ramës, dhe gjithashtu vendosa t’i drejtohem Gjykatës Ndërkombëtare dhe të padis për shpifje. Jo për vendimin që ai e merr në cilësinë tij për të përcaktuar se kush mund të hyjë e kush jo në vendin e tij, për sa kohë që ai është Sekretari i Shtetit. Por, shpifja nuk mund të përdoret kurrsesi për të ushtruar detyra zyrtare.

Me sa di, kongresmen Zeldin i ka kërkuar Blinkenit 3 herë informacion përse ju konsideroheni kriminel dhe Departamenti i Shtetit nuk ka siguruar asgjë deri tani?

I jam mirënjohës kongresmenit Zeldin. Ju siguroj ju dhe kongresmenin Zeldin se ata nuk do të mund të paraqesin asnjë provë të vetme, apo dokument, apo çfarëdolloj gjëje që ta vërtetojë këtë. Rasti im është unik. Më kanë penalizuar 8 vjet pasi kam dhënë dorëheqjen nga çdo detyrë drejtuese, nga çdo pushtet ekzekutiv. Më ndodhi mua, pasi kurrë nuk jam akuzuar apo paditur në Shqipëri apo jashtë vendit për korrupsion. Më ndodhi mua, kur një zyrtar i lartë i SHBA-së që asokohe ishte kryekëshilltar i Bideni-it më lavdëroi kaq shumë për sukseset kundër korrupsionit. Më ndodhi mua, 3 javë pasi kandidatura e partisë që unë mbështeta humbi zgjedhjet. Pra, u bë me qëllim për të shkatërruar opozitën në Shqipëri.

Kanë frikë se mos ju ktheheni në pushtet dhe u thoni shqiptarëve se çfarë është duke ndodhur realisht.

Pastaj vendosa të kthehem. Kam një mbështetje të fortë. Ambasadorja e SHBA-së duket se është kthyer në një anëtare partie e partisë tjetër.

Ajo ndërhyn në politikën shqiptare.

Ajo ndërhyn jo vetëm në politikën shqiptare në përgjithësi, por edhe në problemet e brendshme partiake duke bërë kërcënime, duke u shprehur se nuk ju njohim, etj. Megjithatë, vullneti i shqiptarëve do të mbizotërojë. Unë kam besim se Shqipëria do të ketë një opozitë të vërtetë të fuqishme dhe jo fasadën e narko-shtetit që ka aktualisht.

Aktualisht është një opozitë e kontrolluar, sipas jush.

Është tërësisht e kontrolluar nga qeveria dhe shumë faktorë të tjerë.

Na thoni për votën e ardhshme. Çfarë po bën ambasadorja? Duket se po e kërcënon partinë tuaj.

Anëtarët e partisë po kërcënohen duke u thënë që nuk do t’u japim viza. Shumë prej tyre e dinë që janë nën kërcënim, por ata kanë vendosur të më mbështetin. E dinë se vendi ka nevojë për një opozitë të vërtetë. Ne kemi mbledhur më shumë se 60% të të gjitha firmave të delegatëve të Konventës. Ajo do të zhvillohet më 11 dhjetor.

Pasi i mblodhëm firmat, kryetari i partisë, që është në duart e qeverisë deklaroi se do të thërrasë një Konventë më 18 dhjetor. Asnjë nuk po i përgjigjet. Megjithëse me vështirësi, ne do të organizojmë një opozitë të vërtetë në vendin tim që të jetë e lirë dhe të ruajë vlerat te të cilat besojmë. Ne jemi parti konservatore dhe i mbështesim vlerat dhe miqtë tanë.

Pra, ju do ta merrni vetë partinë dhe do t’i ktheheni politikës.

Nëse partia më do, patjetër që po. Siguroj çdo anëtar të partisë sime se do të jetë një garë e hapur dhe e lirë. Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në këtë garë është i mirëpritur.

Shumë interesante. Faleminderit për kohën tuaj. Do të doja t’ju ftoja në vazhdim që të flasim se ç’po ndodh në Shqipëri. Sepse është një mikrokozmos. Mendoj se administrata ose organizata e Sorosit po praktikon në Shqipëri atë që ka praktikuar këtë kohë në Evropën Lindore. Për mua kjo është interesante.

Ju falenderoj shumë. Shpresoj që t’ia dalim mbanë. Për momentin, Shqipëria është një Republikë e vogël e Sorosit.

Ai dhe i biri drejtojnë politikën e jashtme.

Plotësisht. Edhe në kundërshtim me politikën e jashtme të SHBA-së. Po të shihni ‘Ballkani i Hapur’. Çfarë është aktualisht? Është vetëm një aleancë trepalëshe midis Beogradit, Tiranës dhe Shkupit. Tre vendet e tjera kundërshtojnë të marrin pjesë. Ato nuk ia kanë besën Vuçiçit. Në fakt, para 3 ditësh, z. Gabriel Escobar u shpreh se ‘Ballkani i Hapur’ nuk mund të funksionojë nëse në të nuk marrin pjesë të 6 vendet. Pavarësisht kësaj, Soros, dhe jo vetëm ai, por edhe disa diplomatë amerikanë që ndikohen fuqishëm nga Sorosi ende vazhdojnë të mbështetin një aleancë trepalëshe që prodhon konfliktualitet dhe asnjë lloj bashkëpunimi.

Do të doja t’ju ftoja përsëri. Të flasim për politikën në Ballkan dhe se si Ballkani i Hapur mund të funksionojë. Faleminderit për kohën tuaj. Ndoshta mund të takohemi pas një muaji për të folur më gjatë.

May be an image of 10 people and indoor

MË TEPËR

Mix24 minuta më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix30 minuta më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix37 minuta më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix44 minuta më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar47 minuta më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Kryesore9 orë më herët

Përfundoi në spital, Mziu sulmon Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s’ka shtyllë kurrizore

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka sulmuar kolegun e tij Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit përfundoi në spital,...

Mix9 orë më herët

4 shenjat e Horoskopit që i dëgjojnë të gjithë

Ka shenja të horoskopit që duket se kanë lindur nën një yll me fat, nga ato që të gjithë i...

Mix9 orë më herët

Të tregojmë ca detaje që nuk i dije për Shkodrën Elektronike

Emri i Shkodrës Elektronike u bë i njohur për shumicën prej nesh me pjesëmarrjen e këtyre të fundit në “Festivalin...

Radar9 orë më herët

Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia

Mentor Kikia Parashqevi Simaku Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme ndaheshim në adhurues të Parashqevi Simakut...

Sport9 orë më herët

Salah shkruan emrin në historinë e Liverpool dhe Premier League

Mohamed Salah Mohamed Salah është padyshim lojtari i momentit te Liverpool. Egjiptiani ka gjetur formën e tij më të mirë...

Facebook