Radar
Sali Berisha reagon në lidhje me provokimin e Bujar Çelës: Kjo është fytyra e vërtetë e PS-së
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me provokimin që deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, u bëri kolegëve në Komisionin e Sigurisë duke i uruar për festat e Nëntorit me foton e diktatorit Enver Hoxha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e neo-bllokmenit Edvin Kristaq Koleka, i cili përdor zëdhënësin Bujar Çela për të uruar shqiptarët me kartolinën e Enver Hoxhës.
“Kryexhelati i shqiptareve ne histori si kartoline urimi per shqiptaret ne diten e Pavaresise se Shqiperise nga zedhenesit e Edvin Kristaq Kolekes. Kjo eshte fytyra e vertet e PS se neobllokmenit Edvin Kristaq Xhelati”, shkruan Berisha në Facebook.