Mix
Kaliumi dhe ushqimet ku ne e gjejmë atë…
Kaliumi është një ndër mineralet më të rëndësishme të domosdoshme për funksionim normal të trupit tuaj.
Nëse niveli i kaliumit në trupin tuaj është i ulët, funksionet e rëndësishme të organizmit do të ngadalësohen, puna e tyre do të çrregullohet, por do të sulmohet edhe i tërë shëndeti.
Kaliumi është një mineral esencial për trupin tonë. Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë probleme në zemër, dobësi, ulje të masës muskulore, lodhje, dehidrim të qelizave.
Ushqimet ku ne e gjejmë më së shumti janë:
1-Kajsit e thata përmbajnë shumë kalium. Janë nxitëse shumë të mira të energjisë;
2-Spinaqi. Një dietë e pasur me spinaq të papërpunuar është një dietë shumë e shëndetshme e pasur me shumë kalium;
3-Patatet;
4-Avokado është e pasur me shumë kalium dhe mund të konsumohet e freskët pa humbur asnjë vlerë gjatë gatimit;
5-Kungulli;
6-Kërpudhat,veçanërisht ato të bardha;
7-Bananet;
8-Rrushi i thatë;
9-Bajamet janë të pasura me kalium dhe konsumimi i tyre ditor do shërbejë për një shëndet të mir kardiovaskular;
10-Fasulet e bardha konsiderohen bishtajat më të pasura me kalium;
Mundohuni të zgjidhni ushqimet e duhura sepse janë ato burimi i vetëm i kaliumit për trupin tonë.