Kioske
Aktorja e njohur, zbathur në Festivalin e Kanës!
Ajo ka thyer një nga rregullat e festivalit.
Julia Roberts ka treguar se mund të thyejë rregullat e modës me paraqitjen e saj në Festivalin e Kanës. Ajo ka kaluar në tapetin e kuq, për premierën e filmit “Money Monster” duke ecur zbathur dhe me buzëqeshjen që e karakterizon. Julia dhe George Clooney janë protagonistët e këtij filmi. Ajo fillimisht është paraqitur me taka të larta, por më pas i ka hequr teksa po shkonte të ndiqte premierën e filmit.
Paraqitja e saj i befasoi të gjithë, sidomos pasi vetëm një vit më përpara, organizatorët e festivalit nuk kishin pranuar një grup femrash mbi 50-vjeç të ndiqnin festivalin sepse ato nuk kishin veshur taka të larta. Ata nuk kanë dhënë koment për këto dy raste, por gjithsesi fakti që në Kanë femrat duhet të kenë patjetër taka tashmë dihet nga të gjithë.
Shumë yje kanë folur kundër këtij rregulli veshjeje. “ Çdo njeri duhet të veshë këpucë të sheshta, në nuk kemi pse të veshim taka të larta. Është shumë zhgënjyese kur mendon që ju vlerësoni vetëm këto gjëra,” ka thënë Emily Blunt./ Vanity Fair
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu