Lidhu me ne

Radar

Ambasadori kroat në Tiranë: ‘Ballkani i Hapur’ po legjitimon ‘Botën Serbe’

Ambasadori kroat në Tiranë: ‘Ballkani i Hapur’ poNë foto/ Ambasadori kroat në Tiranë, Zlatko Kromaric

“Bota serbe po legjitimohet përmes nismës ‘Ballkani i Hapur’”. Kështu deklaroi ambasadori kroat në Tiranë Zlatko Kramaric, në një intervistë për Albania Daily News, ku foli lidhur me zhvillimet e fundit dhe trazirat politike në Ballkanin Perëndimor.

Kramaric, i shqetësuar, bëri thirrje që të rishikohen pasojat e mundshme politike që mund të sjellë kjo nismë, që sipas ambasadorit kroat po legjitimon botën serbe me mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Narrativa serbe në atë kohë ishte e kontaminuar me mitin e territorit. Në këtë kontekst, është shumë e rëndësishme të njihen, me kohë, derisa të jetë tepër vonë, të gjitha pasojat e mundshme politike pas frazës ‘të pafajshme’: ‘bota serbe’, e cila ngadalë por me siguri po legjitimohet përmes nismës Ballkani i Hapur. Dhe me mbështetjen ndërkombëtare. Pasi që është e gabuar të reduktohet roli i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi në çështjen e lirisë fetare. Fatkeqësisht, disa nga kolegët e mi priren t’i thjeshtojnë këto procese të rrezikshme politiko-fetare. E përsëris, është shumë e rëndësishme të zbulohen saktë dukuritë në shoqëri”, u shpreh ambasadori kroat në Shqipëri.

Kramaric nuk i kurseu kritikat as për ndërkombëtarët, që sipas tij e mbështesin nismën “Ballkani i Hapur”. Ambasadori u shpreh se ndërkombëtarët reagojnë me vonesë ndaj akteve të tilla, madej edhe kur reagojnë është jo e mjaftueshme.

“Ndonjëherë kam një ndjenjë që komuniteti ndërkombëtar ende nuk ka mundur të shpëtojë nga sindroma e lëshimeve të pafundme ndaj ‘diktatorëve të vegjël’, të cilët nëse nuk ndalen në kohë, mund të shkaktojnë një katastrofë në shkallë globale. Pra, ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar, Amerika dhe BE-ja të përfshihen në mënyrë më aktive dhe efektive në zgjidhjen e krizës ballkanike për të mos thënë se jemi vonë dhe se është bërë shumë pak”, deklaroi ambasadori kroat në Tiranë.

MË TEPËR

Sport23 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix23 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix23 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix23 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix23 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix23 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix24 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix24 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix24 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix24 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook