Lidhu me ne

Radar

Ky vend në Tiranë është dhurata më e çmuar që mund t’i bëni fëmijëve tuaj

Ky vend në Tiranë është dhurata më e çmuar

“Edukata është arma më e fuqishme që ti mund të përdorësh për të ndryshuar botën.” – thoshte Nelson Mandela dhe sot, më shumë se kurrë na duhet t’i dëgjojmë të tilla fjalë.

Thënë këtë, investimi kryesor i një prindi, dhurata më e madhe që mund t’i bëjnë fëmijëve,dritës në fund të tunelit, është edukimi. 

Fill pas kësaj, mendimi i dytë në radhë është përcaktimi i edukimit të mirë pasi jo gjithçka ofrohet në emër të edukimit është realisht i tillë.

Eshtë thelbësore që fëmijët të mësojnë si të mësojnë!. Filozofi që aplikohet pak, por fatmirësisht edhe në vendin tonë mund ta themi me plot gojën se ka vende që garantojnë përgatitjen e plotë të brezave të rinj sipas standarteve ndërkombëtare.

Ky vend në Tiranë është dhurata më e çmuar

Keni dëgjuar ndonjëherë për Virtus? Jemi të sigurtë që shumica e prindërve që po lexojnë tani, po përgjigjen me “Po”, por pse e themi këtë?

Sepse Virtus është qendra e parë e kurseve dhe e vetme në Shqipëri, që bazohet në kurrikulën britanike, me qëllimin e vetëm që përtej edukimit, të përgatisë nxënësit që aspirojnë të studiojnë jashtë vendit, në universitetet më prestigjioze të botës.

Fokusi kryesor i Virtus janë lëndët bazë si fizika, kimia, matematika, biologjia dhe shkencat kompjuterike, lëndë të cilat të përgatisin nesër për profesionet më të paguara në të gjithë botën.

Ky vend në Tiranë është dhurata më e çmuar

Kjo qëndër kursesh përgatitore, nuk është thjesht një “qëndër kursesh” nga ato që jemi mësuar të bëjmë paralel me shkollën, apo pak kohë para provimit të radhës. Kur prindërit vendosin të regjistrojnë fëmijët e tyre pranë Virtus e dinë që po i garantojnë të vegjëlve dhe vetes siguri në mësimdhënie dhe përgatitje për rrugëtimin e tyre më të rëndësishëm: studimet universitare.

Ky vend në Tiranë është dhurata më e çmuar

Filozofia e Virtus, që ndodhet në kryeqytet, në rrugën “Andon Zako Cajupi” është tërësisht e frymëzuar nga metodat e edukimit ndërkombëtar. I përfaqësuar nga profesionistë të cilët përveç mësimdhënies njohin mirë psikologjinë e fëmijëve, e kupton që kjo qendër kursesh është ndryshe që në momentin e parë që troket në derën e tyre.

Duke filluar nga ngjyrat që rrethojnë ambientin e deri tek laboratoret, Virtus është ndër të vetmet kurse përgatitore në Tiranë që i përket një tjetër niveli.

Ky vend në Tiranë është dhurata më e çmuar

Dhe meqë përmendëm laboratorët shkencorë, duhet të dini që në Virtus gjithçka aplikohet sepse sa vlerë ka teoria pa praktikën?

Menjëherë pas orës teorike, fëmijët kalojnë në laboratorët e kimisë, biologjisë,fizikës dhe kryejnë aty eksperimente të ndryshme, për të parë dhe kuptuar nga afër çfarë sapo mësuan.

Ky vend në Tiranë është dhurata më e çmuar

Atje, ka gjithashtu disa klasa të posaçme kushtuar teknologjisë për fëmijët duke nisur nga mosha 8 vjeç. Programet e Robotikës dhe Minecraft Education, ku fëmijët mësojnë të programojnë që herët në gjuhën Python dhe Java Script janë një vlerë e shtuar për të vegjëlit, por njëkohësisht një “lehtësim” dhe siguri për prindërit.

Ky vend në Tiranë është dhurata më e çmuar

Përtej kushteve që përkojnë me zërin e fundit të teknologjisë dhe metodave ndërkombëtare, vëmendje të madhe Virtus i ka kushtuar stafit. Mund të themi pa frikë se përballë fëmijëve tuaj qëndrojnë profesorë me karrierë të suksesshme akademike, të përzgjedhur si më të mirët e fushës.

E ardhmja ndërtohet herët, duke nisur me hapa të vegjël, por të sigurtë. Virtus nuk ju mëson për provimin e radhës, as për të marrë 10-të në lëndën që keni më pak qejf. Kjo qendër kursesh, kujdeset të përgatisë studentët e nesërm duke i dhënë njohuri në formën e saj të plotë dhe në mënyrën e duhur, njohuri që më pas do të jetë në shërbimin e tyre përgjatë gjithë jetës profesionale.

MË TEPËR

Sport2 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook