Lidhu me ne

Radar

Besnik Mustafaj “shuplakë” Bashës: Po i përdor SHBA-të, për luftë politike.Berisha po e ndihmon PD-në

Besnik Mustafaj “shuplakë” Bashës: Po i  përdor

Shkrimtari dhe intelektuali, Besnik Mustafaj, i cili ka qenë edhe eksponent i lartë i Partisë Demokratike që në themelim, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë nën qeverinë e kryeministrit Sali Berisha, si dhe anëtar i Komisionit që thirri Partia Demokratike për zgjedhjen e kandidaturave të deputetëve për zgjedhjet e 25 prillit, ka dhënë një intervistë për gazetaren e DW, Lindita Arapi, ku ka folur për zhvillimet e fundit brenda PD-së.

I pyetur nëse mendon se mund të kemi dy parti pas 18 dhjetorit dhe jo më një PD unike, Besnik Mustafaj thotë se lëvizja që ka nisur Berisha faktikisht po i bën një shërbim të madh partisë.

“Unë konstatoj që Berisha po arrin të zgjojë bazën e Partisë Demokratike, masën e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, e ky është shërbim i madh që ai i bën PD-së. Pastaj prodhimi e rezultati institucional, si do të vazhdojë udhëheqja e drejtimi i Partisë Demokratike, a do të vazhdojë Lulzim Basha apo do të kemi zgjedhje të reja, ky është një problem që nuk e parashikoj dot me siguri, është një problem procedurial, një problem statutor, por edhe një problem që lidhet me karakteret e të dy liderëve edhe të Bashës edhe të Berishës, që sot faktikisht kanë shkuar në një pikë, ku unë nuk shoh asnjë mundësi kompromisi”, tha ai.

Gjithashtu Mustafaj është pyetur, nëse sheh ndonjë mundësi dialogu pas dy kongreseve dhe kësaj përplasje të ashpër mes Bashës e Berishës.

“Unë shpresoj që po, të shohim ndryshimet statutore, të cilat unë vetë i mendoj, se janë të drejta, ato që kërkon Berisha, dhe ekipi i tij. Ai ka tanimë mjaft ish-drejtues të Partisë Demokratike që i janë bashkuar, i është bashkuar Forumi Rinor, ka shkuar masivisht edhe Lidhja e Gruas Demokrate”, ka deklaruar ai.

Ish-diplomati Besnik Mustafaj është pyetur nga gazetarja Lindita Arapi, edhe për shpalljen “person non grata” të Berishas nga SHBA dhe a do të rrezikonte kjo që një “PD post Foltore” me Berishë në krye, të gjendej në një përplasje të hapur dhe e izoluar kundrejt SHBA.

“Unë nuk jam nga ata pesimistë që mendojnë se ardhja e Berishës do shënonte një luftë mes PD dhe Shteteve të Bashkuara. E para Berisha e ka ndarë çështjen e vet me Departamentin e Shtetit nga dialogu me demokratët. Ka pasur flamuj amerikanë në të gjitha mitingjet e tij dhe ai e ka shpallur se e ka çështje private dhe do e zgjidhë me drejtësinë. Tjetra, diplomacia amerikane është pragmatiste dhe punon me ata që janë faktorë. Për mua nuk është Berisha zgjidhja më e mirë e mundshme në krye të PD-së, por as Basha nuk është një zgjidhje e mirë…Basha po e përdor për luftë politike këtë, por realiteti është ky, në asnjë miting Berisha nuk ka kërkuar mbrojtje të PD, dhe ka ndjekur rrugën e drejtësisë. Ju garantoj se gjendja në krye të PD nuk do përbënte asnjë mbrojtje për Berishën nëse ndaj tij hiqet imuniteti dhe hapen hetime. Nga ana tjetër çdo hetim është hetim kundër një individi jo kundër PD-së. PD është më e rëndësishme se individi që e përfaqëson”, ka dhënë opsionin e tij Besnik Mustafaj për këtë çështje.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix15 orë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix15 orë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix17 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix17 orë më herët

Më dëgjo siç dëgjohet shiu – Poezi nga Oktavio Paz

Poezi nga Oktavio Paz Shqipëroi: Merita Paparisto Më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiuas me vëmendje por as me shpërqëndrim,gjurmë të...

Mix17 orë më herët

Lana Del Rey tall Selena Gomez: Shko në Meksikë, merr edhe gjyshen me vete

Këngëtarja Lana Del Rey, e cila është mbështetëse e sloganit politik të Trumpit ‘Make America Great Again’, u është bashkuar...

Radar17 orë më herët

Me Gaz Bardhin në krah, Berisha çon në Kuvend ligjin që njeh vetëm dy gjini në Shqipëri

Berisha si Trump, do çojë në Kuvend ligjin që njeh vetëm dy gjini në Shqipëri Kreu i Partisë Demokratike, Sali...

Mix18 orë më herët

Receta e sallatës tradicionale ruse

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 45 minuta Sugjerohet për: 6-8 persona Kalori: 300 kcal për porcion Patate (4 të mesme,...

Mix18 orë më herët

Hallvë tradicionale shqiptare- Receta

Veshtiresia Mesatare Koha gatimit 40 minuta Sugjerohet për: 6-8 persona Kalori: 280 kcal për porcion Miell (500 g) Gjalpë (200...

Mix18 orë më herët

10+ poezi brilante nga Ismail Kadare

I njohur si një nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, Ismail Kadare (28 janar 1936 – 1 korrik 2024) shquhet...

Facebook