Lidhu me ne

Mix

Tumori i zorrëve. Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Sindromi karcinoid është një grup simptomash të lidhura me tumoret karcinoide. Këto janë tumore të zorrës së hollë, zorrës së trashë dhe tubave bronkiale në mushkëri.

Shkaqet

Sindromi karcinoid është modeli i simptomave që nganjëherë shihet tek njerëzit me tumore karcinoide. Këto tumore janë të rralla dhe shpesh rriten ngadalë. Shumica e tumoreve karcinoide gjenden në traktin gastrointestinal dhe në mushkëri.

Këto tumore clirojnë shumë hormone serotonin dhe disa kimikate të tjera. Hormonet shkaktojnë që enët e gjakut të hapen (zgjerohet). Kjo shkakton sindromin karcinoid.

Sindroma karcinoide përbëhet nga katër simptoma kryesore, duke përfshirë:

-Skuqje (fytyrë, qafë, apo gjoks ), si pasojë e zgjerimit të enëve të gjakut në lëkurë (telangiectasias);

-Vështirësi frymëmarrje;

-Diarre;

Problemet e zemrës, të tilla si rrjedhjet e valvulave të zemrës, rrahjet e ngadalta të zemrës, presioni i ulët ose i lartë i gjakut

Simptomat nganjëherë vijnë nga ushtrimet fizike , ose nga ngrënia apo pirja gjërave të tilla si djathi, çokollata ose vera e kuqe.

Provat dhe testet:

Shumica e këtyre tumoreve gjenden kur testet ose procedurat bëhen për shkaqe të tjera, të tilla si gjatë operacionit abdominal.

Nëse bëhet ekzaminimi fizik, mjeku mund të gjejë shenja si psh problemet e valvulave të zemrës, të tilla si zhurma etj.

Testet që mund të bëhen përfshijnë:

-Nivelet 5-HIAA në urinë;

-Testet e gjakut (duke përfshirë serotoninën );

-Skaner CT dhe rezonancë magnetike MRI të gjoksit ose barkut;

-Ekokardiogram;

Trajtimi:

Kirurgjia për të hequr tumorin është zakonisht trajtimi i parë. Operacioni mund ta kurë përgjithmonë gjendjen nëse tumori është hequr tërësisht.

Nëse tumori është përhapur në mëlçi, trajtimi përfshin një nga këto procedura:

-Heqja e zonave të mëlçisë që kanë qeliza tumorale;

-Dërgimi (infuzion) i ilaçeve direkt në mëlçi për të shkatërruar tumoret;

-Kur nuk mund të hiqet tërë tumori, heqja e pjesëve të mëdha të tij mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave.

Injeksione Octreotide (Sandostatin) ose lanreotide (Somatuline) përdoren për të trajtuar tumoret karcinoide që nuk mund të hiqen me kirurgji.

Njerëzit me sindromë karcinoide duhet të shmangin alkoolin, ushqimet e rënda dhe ushqimet e larta në tiraminë (djathrat e ndenjur, avokado, ushqime të përpunuara), sepse ato mund të shkaktojnë simptoma.

Disa ilaçe të zakonshme, si frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRIs), të tilla si paroxetina (Paxil) dhe fluoxetine (Prozac), mund të keqësojnë simptomat duke rritur nivelet e serotoninës. Megjithatë, mos e ndaloni marrjen e këtyre barnave nëse mjeku nuk ju thotë ta bëni këtë.

Prognoza:

Perspektiva për njerëzit me sindromin karcinoid nganjëherë ndryshon nga pikëpamja e njerëzve që kanë tumor karcinoid pa sindrom.

Parashikimi gjithashtu varet nga vendi i tumorit. Në njerëzit me sindromin, tumori zakonisht përhapet në mëlçi. Kjo ul nivelin e mbijetesës. Njerëzit me sindromin karcinoid gjithashtu kanë gjasa të kenë një kancer të veçantë (tumor primar i dytë) në të njëjtën kohë.

Komplikimet e sindromës karcinoide mund të përfshijnë:

-Rritja e rrezikut të rënies dhe lëndimit (nga presioni i ulët i gjakut);

-Zvogëlimi i zorrëve (nga tumori);

-Gjakderdhje gastrointestinale;

-Dështimi i valvulave të zemrës;

Një formë fatale e sindromës karcinoide, krizës karcinoide, mund të ndodhë si një efekt anësor i kirurgjisë, anestezisë ose kimioterapisë.

Parandalimi:

Trajtimi i tumorit zvogëlon rrezikun e sindromës karcinoide.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook