Mix
Dafina, gjethet që do t’u zhdukin kollën!
Gjethet e dafinës janë thuajse të pashmangshme në çdo gjelle dhe ka forcë të pabesueshme shëruese e cila do t’ju shpëtojë nga ftohja në stinën e dimrit.
Dafina është përdorur që nga kohët e lashta si erëz, por edhe si ilaç për shkak të ndikimit të saj antiseptik dhe kundërinflamator.
Është e pasur me vitamina të grupit B, të cilat ndikojnë pozitivisht në metabolizëm dhe në statusin hormonal.
Dafina përmban edhe minerale të shumta: kalium, bakër, kalcium, hekur, magnez dhe zink.
Në periudhat kur na pushtojnë virozat dhe kolla e shpeshtë, kjo bimë mund të ndihmojë shumë.
Tre gjethefle të grira imët, hidhini pak ujë dhe zieni për dhjetë minuta. Hiqeni nga zjarri dhe mbajeni edhe dhjetë minuta të mbuluar me kapak dhe kullojeni.
Shtoni një lugë lëng limoni dhe dy lugë mjaltë.