Lidhu me ne

Mix

A shërohet klaustrofobia?

   28.11.2018 – 20:45

Klaustrofobia është një nga llojet e çrregullimeve mendore në të cilat një person ka frikë të jetë në hapësirat e mbyllura ose në zonat ku ka një numër të madh njerëzish.

Në veçanti, njerëzit klaustrofobikë kanë frikë të jenë në këto zona, si ashensorë, dhoma të vogla, kabinat e ndryshme, si dhe supermarkete, kinema, salla ekspozimi me një numër të madh vizitorësh.

Në rastet kur këta njerëz gjenden në këto vende të padëshiruara, ata fillojnë të kenë frikë dhe ndjejnë frymëmarrje të rënduar.

Simptomat dhe shenjat e klaustrofobisë:

• Frymëmarrje e shpejtë;

• Djersitje;

• Rritja e ritmit të zemrës;

• Marramendje;

• Të përzier;

• Frikë.

Shkaqet e klaustrofobisë

Mendohet se ky çrregullim vjen si rezultat i fëmijërisë dhe përvojat e ndjenjave të rrezikut dhe pasigurisë. Shkaku më i zakonshëm i klaustrofobisë mund të shërbejë si një lloj ngjarjeje e tmerrshme e përjetuar nga një person në një hapësirë të mbyllur.

Përveç kësaj, klaustrofobia mund të shfaqet si simptomë e çrregullimeve të tjera mendore, por jo gjithmonë.

Historia mjekësore e klaustrofobisë

Klaustrofobia mund të ndodhë pothuajse pa simptoma te njerëzit që përjetojnë vetëm një shqetësim të vogël, ndërsa qëndrojnë në hapësira të mbyllura.

Në rastet kur klaustrofobia manifestohet në një formë më të rëndë, një person mund të përjetojë pothuajse të gjitha simptomat, përfshirë dhe frymëmarrjen, palpitacionet, sulmet panikuese dhe rënien e të fikëtit.

Duhet të theksohet se kjo fobi brenda një periudhe të caktuar kohore mund të mos tregojë, përveç rasteve të rralla, pas kësaj sëmundja kthehet. Kjo është arsyeja pse njerëzit duhet ta vazhdojnë trajtimin edhe nëse duket sikur jeni përmirësuar.

Trajtimi i klaustrofobisë

Çelësi për trajtimin efektiv të klaustrofobisë si çdo sëmundje tjetër, është trajtimi në kohë i pacientit. Trajtimi për klaustrofobinë është i komplikuar.

Kush merret me trajtimin e klaustrofobisë? Si rregull, janë të angazhuar psikologë ose psikoterapistë. Në rastet kur sulmet janë të pajustifikuara dhe frika në hapësira të mbyllura bëhet më e shpeshtë, rekomandohet sa më shpejt ndihma e specialistit.

Bar specifik vetëm për trajtimin e klaustrofobisë, për momentin nuk ekziston. Prandaj, secili mjek vendos se si të trajtojë klaustrofobinë, në varësi të ashpërsisë së sëmundjes.

Më shpesh, trajtimi për këtë fobi është caktuar në psikoterapi dhe duke marrë medikamente të ndryshme, p.sh., barnat psikotrope dhe antipsikotikët.

Një tjetër metodë e trajtimit të klaustrofobisë me hipnoterapi është kur pacienti ka nevojë për ndihmë që të shpëtojë nga frika e tij dhe përdoren seancat e hipnozës.

Vini re se kjo metodë në disa raste rezulton të jetë jashtëzakonisht efektive, por si çdo metodë tjetër, ajo nuk siguron një garanci absolute të shërimit.

Si të jetoni me klaustrofobinë?

Në ato raste, kur pacienti është klaustrofobik, menjëherë kërko ndihmë mjekësore, fobia i tij mund të shkojë në kategori kronike.

Në njerëz kronik klaustrofobik duhet shmangur ambientet shumë të vogla ose të mbushur me njerëz. Këta njerëz bëhen të tërhequr dhe pasiv.

Për të shmangur sulmet e frikës ose panikut në situata të caktuara, mjekët rekomandojnë teknika të caktuara të sugjerimit automatik, sepse në disa raste mund të ndihmojë.

Megjithatë, në rastet e klaustrofobisë së rëndë pa përdorimin e barnave do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t’u përballuar. Për të parashikuar sa efektiv është trajtimi i klaustrofobisë është mjaft e vështirë.

Pra, në disa raste, një kurs psikoterapie nuk ndihmon plotësisht në kapërcimin e sëmundjes, por ndihmon në zvogëlimin e saj dhe forcës së sulmeve të panikut.

Në raste të tjera klaustrofobia mund të zhduket vetë pa ndërhyrje të jashtme. Gjithashtu, dihet se të rriturit e kanë shumë më të lehtë për t’u rimëkëmbur nga frika e tyre, sesa fëmijët.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix6 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix6 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar7 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix7 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix9 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore9 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore11 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar11 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook